E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha me studentet Do te hapim 30 mije vende te reja pune

Nën sloganin “Basha për të rinjtë” kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë  e Tiranës pati një takim me studentë të Universitetit të Tiranës. Gjatë diskutimit me ta, Lulzim Basha njohu më nga afër nevojat dhe kërkesat e shumicës së studentëve shqiptarë.

“Zotimi im i parë është ndërtimi i një kampusi universitar në hapësirën mes fakultetit Ekonomik, Filologjik dhe fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Bashkia e re e Tiranës do të emetojë me fillimin e vitit të ri akademik kartën bashkiake të studentit, e cila do të ofrojë transport publik falas për të gjithjë studenttët e Universiteteve të Tiranës dhe tarifa të shkurtuara shërbimi. Dhe unë përpara jush dua të përsëris premtimin për të hapur 30 mijë vende pune në Tiranë”- tha Basha.    

Studentët kërkuan që kandidati për bashkinë e kryeqytetit të njihet me vizionin e tyre për arsimin, por edhe për mbështetjen e tyre.

“Brenda vitit të parë të çajmë tokën për të nisur punimet për ndërtimin e bibliotekës universitare bashkiake të Tiranës. 100 bursa për studentët e shkëlqyer dhe 500 bursa për studentët në nevojë të Tiranës, do të jenë pjesë e pandarë e buxhetit bashkiak. Unë do të ngre një çmim të veçantë për 10 diplomat më të mira dhe do t’i ftoj autorët e këtyre diplomave të bëhen pjesë e ekipit të administrimit të Tiranës”- tha kandidati Basha.

Në takimin me studentët Basha mori dhe sugjerime për Kartën e Angazhimit, një tjetër risi e kandidatit Basha për marrjen në konsideratë të çdo qytetari të kryeqytetit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›