Stefan Fule nesër vizitë në Prishtinë
PRISHTINË- Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, nesër mbërrin në Prishtinë, ku do takohet me Presidenten Atifete Jahjaga dhe do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.
Në një mbledhje të qeverisë, pak më parë, kryeministri Hashim Thaçi, tha se, "nesër Prishtinën do ta vizitojë Komisioneri Füle, i cili besoj plotësisht se do të sjellë edhe mesazhet shtesë të fuqizimit të rrugës evropiane të Republikës së Kosovës, qoftë për procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit apo për procesin tanimë konkret të liberalizimit të vizave".
Sot, sipas medias serbe, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, mbërrin për vizitë në Beograd.
(m.a/ata/BalkanWeb)