Paditet sekretari i Jashtëm britanik, William Hague

Avokatura Leigh Day and Co, me seli në Londër, ka konfirmuar se do të ndërmarrë aksion juridik kundër Hague, në emër të personit Nur Khan, i ati i të cilit, Malik Daud Khan, ishte vrarë nga sulmi i aeroplanit pa ekuipazh në një territor fisnor në Pakistan, vitin e kaluar.
Kjo avokaturë tha se ka prova “të besueshme dhe të pa-sfiduara” se Hague “po zhvillon politikë të kalimit të inteligjencës te zyrtarët ose agjentët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.
Avokatura planifikon të kërkoj shqyrtimin e rastit se anëtarët e personelit, që punojnë për Selinë e Komunikimeve të qeverisë së Britanisë, që është qendra kryesore e monitorimit të inteligjencës në këtë vend, mund ta kenë shkelur ligjin, pasi ata janë të klasifikuar si civilë jo luftëtarë dhe mund të ndiqen juridikisht.