Arsenali mund të përfundojë i treti

Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie ka besim se skuadra e tij mund të përfundojë në pozitën e tretë në Premierligë.
Skuadra londineze ka hyrë në formë të mirë në ndeshjet e fundit, duke përmirësuar pozitën në kampionatin anglez ku është shumë pranë Tottenhamit, që renditet i treti.
“Kam ndjenjë të fuqishme se mund të përfundojmë të tretit. Kjo do të ishte një arritje e madhe dhe diçka për t’u krenuar si klub. Ne duam të vazhdojmë rekordin pozitiv të kualifikimit të vazhdueshëm në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Van Persie për The Sun.