E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Ruli pranoi skandalin

Partia Socialiste ka deklaruar se ministri Ruli pranoi skandalin për skualifikimin e kompanisë italiane “Radici Energy” nga gara për konçensionin.

“Reagimi i sotëm jo vetëm që nuk justifikoi, por provoi akoma dhe më shumë fajin e tij. Ajo që nuk tha sot përsëri Genc Ruli, nëpërmjet zëdhënëses, ishte se përse u skualifikua kompania italiane ‘Radici Energy’. Përse ju tha se kishte ofertë jashtë kushteve të tenderit, ndërkohë që avokati i prokurimeve dhe agjencia e prokurimit publik e konsideronin vendimin e Rulit për ta skualifikuar, të padrejtë. Për më tepër kompanisë italiane ‘Radici Energy’ të cilës iu komunikua nga Genc Ruli se kishte ofertë jashtë kushteve të tenderit, në një moment i jepet krejtësisht në mënyrë të papritur një pjesë e kontratave. Për çfarë? Përse iu dhanë këto kontrata në mënyrë krejt të dyshimtë?”, është shprehur deputeti socialist, Eduard Shalsi.

“Nga njëra anë i thuhet kompanisë së nuk plotëson kushtet, nga ana tjetër pak më vonë i jepen kontrata. Arsyeja e vetme është se Genc Ruli kërkonte t’i mbyllte gojën kësaj kompanie për të favorizuar kompaninë tjetër me të cilën e lidhin interesa korruptive”, shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›