E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Martit, Krasniqi vizitë zyrtare në Tiranë

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Krasniqi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të vendit, me të cilët do të diskutojë për koordinimin e aktiviteteve para fillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
 

Krasniqi do të bisedojë në takime të veçanta me presidentin e Republikës , Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe me anëtarët e delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
 

Në vizitë, Krasniqi shoqërohet nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, zëvendësministre në largim e Punëve të Jashtme, Bilall Sherifi, shef i kabinetit të ushtruesit të detyrës së presidentit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›