Pafajesia e humbur
Djemve u ndryshon zeri ne moshen 11-vjecare vajzave u zhvillohet gjoksi kur mbushin 8 vjece. Perse ne pjesen me te madhe te botes puberteti po shfaqet gjithnje e me heret Nje grup shkencetaresh daneze po perpiqen te gjejne pergjigjen
Ne dhjetor te 2003-shit gazeta e Kopenhages MetroXpress publikoi nje artikull kushtuar veshtiresive te Sank Anne gymnasium liceu i kantos i kryeqytetit danez i famshem ne te gjithe boten. Per here te pare qe nga themelimi i saj me 1924-n kori i shkolles nuk arrinte te gjente mjaftueshem djem 12 - 13-vjecare per ti derguar ne turneun e saj vjetor ne Shtetet e Bashkuara. Udhetimi do ti jepte fund formimit muzikor te djemve te cilet ishin perzgjedhur qe ne moshen 8-vjecare. Problemi ishte i thjeshte por i pakapercyeshem ne krahasim me te kaluaren zerat e djemve ndryshonin me heret se cduhej. Kori kishte nevoje per soprano por sopranot po beheshin tenore.
Kjo histori terhoqi vemendjen e profesor Niels Skakkebaek qe ne ate kohe drejtonte departamentin e rritjes dhe riprodhimit ne spitalin universitar te Kopenhages. Per Skakkebaek ky ishte nje rast i madh. Ekipi i tij qe perbehej nga pediater endokrinologe specialiste per gjendrat dhe hormonet kishte vene re nje rritje te jashtezakonshme te numrit te femijeve me shenja te parakohshme te pubertetit. Historia e korit koincidonte me ate qe studiuesit po verenin ne vecanti rritja e vazhdueshme e numrit te vajzave qe po u zhvillohej shume heret gjoksi ne disa raste qe ne moshen 6-vjecare. Studiuesit donin te dinin nese kishte nje lidhje mes asaj qe shihnin ne klinike dhe asaj qe po ndodhte ne shkollen e korit. Ne vitin 1997 studiuesit kishin vene re nje zhvillim te parakohshem te pubertetit ne Shtetet e Bashkuara dhe tani kerkonin te dinin nese kjo tendence ishte perhapur edhe ne Europe.
Departamenti i Skakkebaek i themeluar para 20 vjetesh ze dy kate te spitalit universitar te Kopenhages. Ne krahasim me repartin pedriatik qe ndodhet ne anen tjeter te korridorit eshte nje oaz qetesie. Ne nje salle mbledhjesh nje grup shkencetaresh diskutojne rreth nje studimi te ri per spermen mashkullore. Ne dhomen perballe nje femije qe po merr pjese ne nje projekt studimi eshte i shtrire mbi nje shtrat dhe po i behen disa analiza gjaku.
Skakkebaek qe sot eshte 60 vjec ia ka lene vendin Anders Juul nje endokrinologu me floke te rena. Mendonim se puberteti i parakohshem ishte nje problem amerikan dhe se kishte te bente me stilin e jeteses pertej oqeanit hormonet e perdorura per prodhimin e mishit obezitetin njerezit qe kalojne shume kohe perpara televizorit ose internetit. I riperseritem studimet qe kishim bere ne vitin 1991 per te pare se si fenomeni po shfaqet edhe te ne.
Gjate dy shekujve te fundit ne Perendim fillimi i moshes se pubertetit eshte spostuar prapa. Ne korin e Lipsia-s drejtuar nga JS Bach ne fillim te viteve 1700 mosha mesatare e ndryshimit te zerit qe karakterizon pubertetin mashkullor ishte rreth te tetembedhjetave. Ne mes te shekullit XVIII-XIX mosha mesatare e ardhjes se menstruacioneve te para te vajzave ne Shtetet e Bashkuara dhe Europen Veriore ishte ulur nga 17 deri ne 14 vjec. Ndersa mosha mesatare e martesave rritej mosha e pjekurise seksuale zvogelohej. Kjo tendence qe ne pamje te pare mund te duket nje kontradikte evolutive ka nje logjike qeniet njerezore riprodhohen kur gezojne shendet te plote. Me ndryshimin e ushqimit dhe kujdesit shendetesor mosha e pubertetit ishte ulur. Qe nga viti 1950 e ne vazhdim tendenca ishte stabilizuar. Ne vitin 1950 nje pediater britanik doktor James Tanner perdori nje sistem per te zbuluar pese fazat e pubertetit te djemte dhe vajzat. Duke u bazuar te 20 vjet studime te kryera te nje institut femijesh ne Herdforshire Tanner arriti ne perfundimin se mosha mesatare e zhvillimit te gjoksit si rregull shenja e pare e pubertetit per vajzat ishte 11 vjece e gjysme. Te djemte puberteti shfaqej me trashjen e zerit dhe fillonte rreth moshes 11 vjec e dy muaj. Menyra e Tanner u be pike referimi per te gjithe studiuesit ne bote.
Ne vitin 1997 nje grup studiuesish amerikane publikoi nje studim te kryer te 17 mije vajza qe shfaqte nje devijim te papritur ne moshen e pubertetit. Autorja profesoresha Marcia Herman-Giddens kishte zbuluar se mosha mesatare e pubertetit te vajzat e bardha ishte ulur nga 9 ne 7 vjece. Mes afro-amerikaneve tendenca ndryshonte vajzat e arrinin pubertetin ne moshen 8-vjecare. Disa te tjera sapo kishin mbushur 6 vjec nje vit pasi fillonin shkollen. Rezultatet ishin kontradiktore. Kishte probleme metodologjike vajzat i ishin drejtuar nje klinike mjekesore por per shkencetaret nuk ishin kavje te rendesishme. Studiuesit nuk i kishin ekzaminuar vajzat ashtu sic duhej thjesht ishin bazuar te pamja e jashtme e zhvillimit te gjoksit. Nuk u kishin bere analiza mjekesore. Shume vajza ishin obeze dhe dukej sikur e kishin gjoksin te zhvilluar. Ne vitin 2002 nje studim i dyte dha rezultate te ngjashme gjoksi fillonte te zhvillohej nje ose dy vite me heret ne krahasim me moshen e treguar nga studiuesi Tanner. Nese gjoksi zhvillohej i pari nuk kishte dyshim qe vajzave u kishin ardhur edhe menstruacionet. Sipas Herman-Giddens ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes shkalla e Tanner duhej ripare edhe nje here me kujdes.
Keto zbulime tronditen boten e endokrinologjise dhe i hapen rruge nje vale te re studimesh. Keshtu kur Skakkebaek lexoi artikullin e MetroXpress kontaktoi menjehere shkollen e muzikes se Kopenhages. Me shume kenaqesi ai dhe stafi i tij zbuluan se shkolla kishte fshehur ne menyre te paskrupullt gjatesine dhe peshen e femijeve. Zerat e tyre degjoheshin cdo jave ne menyre qe te gjendej se ku fshihej gabimi. Prinderit dhe femijet pranuan se te dhenat ishin perdorur per skupe shkencore dhe rezultatet u publikuan ne vitin 2006.
Zbuluam se ne harkun kohor te dhjete viteve zerat e femijeve ndryshonin pothuajse kater muaj me heret shpjegon Juul ne zyren e tij i rrethuar nga nje mori dokumentesh dhe revistash mjekesore. Sa me shume qe djemte i afroheshin moshes 8-vjecare aq me shume u ndryshonte edhe zeri.
Nje doktoreshe tjeter e departamentit Lise Aksglaede filloi te studionte moshen e zhvillimit te gjoksit te vajzat daneze. Ajo arriti te bindte prinderit dhe mesuesit qe ne studimin e saj te merrnin pjese rreth nje mije vajza. Rezultatet e publikuara ne maj te 2009-s jane te parat ne llojin e tyre ne Europe dhe tregojne se ne 15 vjet mosha e zhvillimit te gjoksit ne Danimarke eshte ulur me nje vit nga 10.8 qe ka qene me 1991-shin ka arritur ne 9.8 me 2006-n. Po ashtu edhe menstruacionet e para shfaqen tre muaj me heret.
Do te kishte qene shume domethenese te zbuloje se ne nje hark kaq te shkurter kohor lsquofluksi i pare i menstruacioneve vjen tre muaj me heret thote Aksglaede. Por fakti qe gjoksi fillon te zhvillohet nje vit me heret eshte nje ndryshim shume i rendesishem. Mendoj se po ndodh dicka ne te gjithe popullsine. Mos valle pas 15 vjetesh vajzave do tu rritet gjoksi dy vjet me heret se zakonisht Ky eshte nje fenomen shume alarmues sepse nuk e dime nga se shkaktohet.
Ne janar te 2010-s departamenti publikoi nje studim tjeter per vajzat daneze. Ne ate studim tregohej se ne 15 vjet mosha e pubertetit ishte ulur me tre muaj e gjysme duke konfirmuar rezultatet e studimit te bere te djemte e korit. Ne Kine nje studim i vitit te kaluar ka nxjerre ne drite moshen mesatare me te ulet te regjistruar ndonjehere per zhvillimin e gjoksit 9.2 vjece. Disa studime holandeze dhe italiane kane shfaqur ngjashmeri me zbulimet e studiuesve daneze per meshkujt.
Te bashkejetosh me testosteroninFjala pubertet vjen nga latinishtja pubertate qe do te thote moshe e pjekurise. Ne te kaluaren puberteti procesi i pjekurise seksuale dhe adoleshenca procesi i zhvillimit psikologjik koincidonin me njeri-tjetrin. Sot nuk eshte me keshtu. Mosperputhja mes pjekurise fizike dhe psikologjike nuk ka qene kurre kaq e madhe.
Doktor Richard Stangope nje pediater i famshem endokrinolog britanik qe ka punuar per 24 vjet ne Great Ormond street hospital for children thekson se ky ndryshim paraqet nje sfide dramatike. Ai mendon se femijet me nje pubertet te parakohshem shkojne kunder nje seksualizmi te parakohshem dhe jane shume femijerore per te perballuar pasojat. Jane me te ekspozuar ndaj rrezikut te abuzimeve seksuale semundjeve seksualisht te transmetueshme dhe shtatzenive te parakohshme. Zhvillimi seksual i femijeve nis shume heret shpjegon Stanhope. Fizikisht jane gati per riprodhim seksual por menderisht jane totalisht te papergatitur.
Studimet tregojne se adoleshentet me nje pubertet te parakohshem jane me te ekspozuar ndaj sjelljeve te rrezikshme si per shembull marrja e substancave narkotike konsumimi i tepert i alkoolit dhe kryerja e krimeve. Nje rritje e parakohshme e testosteronit mund ti beje agresive djemte. Te gjithe e dime se eshte e veshtire te mesosh te bashkejetosh me testosteronin thote Stanhope duke perplasur mbi tryeze stilolapsin. Nese rritja e testosteronit nuk koincidon me moshen fiziologjike normale problemi eshte edhe me i madh.
Nje studim i publikuar me 2010-n ne Australian and New Zealand Journal of Criminology thekson se edhe vajzat qe futen para kohe ne moshen e pubertetit shfaqin shenja agresiviteti. Ne Britanine e Madhe debati i koheve te fundit per seksualitetin e tepruar te te rinjve e ka larguar vemendjen nga lajmi i hidhur qe femijet sot piqen para kohe seksualisht. Te ngrihesh kunder firmave qe prodhojne recipeta me mbushje per vajzat e vogla shtatevjecare kjo eshte krejtesisht normale megjithate vetem kjo nuk do te mjaftonte per ti futur ne shina vogelushet te cilat nuk kane asnje faj per kete. Problemi eshte se si do tia bejme per te perballuar faktin qe ne moshen shtatevjecare disa vajzave fillon tu rritet gjoksi.
Sipas Cancer research nje vajze qe i vijne menstruacionet nje vit me vone ne krahasim me bashkemoshataret e saja eshte pese here me pak e rrezikuar qe te zhvilloje kancer ne gji. Mund te jete nje lidhje domethenese edhe me tumorin ne vezore thote Stanhope. Sa me shpejt ti vijne menstruacionet nje vajze aq me shume eshte e ekspozuar ndaj estrogjenit dhe kjo mund te kete pasoja serioze per tumoret qe varen nga estrogjeni. Rritet rreziku i tumorit ne gji dhe ne vezore po ashtu shtohet edhe rreziku per te pasur probleme kardiovaskulare.
Vajzat qe hyjne para kohe ne moshen e pubertetit jane te prirura te zhvillojne diabetin e tipit 2. Nje studiues norvegjez qe ka ndjekur 61 mije femra per 37 vjet me radhe tregon se ato qe jane zhvilluar 10 ose 11 vjece kane nje shkalle vdekshmerie 10 per qind me te larte ne krahasim me vajzat qe u kane ardhur menstruacionet kater vjet me vone.
Rreziqet per meshkujt jane me pak te dukshme. Stanhope i fton koleget studiues te studiojne lidhjet e mundshme mes pubertetit te parakohshem te djemve dhe tumorit ne prostate. Vec te tjerash studiuesja eshte e shqetesuar per vuajtjen psikologjike te djemve puberteti i parakohshem nuk eshte ende normal dhe gjithcka qe largon femijet nga bashkemoshataret e tyre shpjegon ajo ua ben jeten me te veshtire.
Hayley Smith qe eshte 14 vjece e di mire se per cfare behet fjale. Gjoksi filloi ti rritej kur ishte pese vjece. Nje vit me vone i erdhen menstruacionet. Cdo muaj i duhej te duronte shqetesimet e periodave kishte ndryshime te humorit dhembje koke dhe gjakrrjedhje nderkohe qe mesonte te shkruante dhe te lexonte. Cdo muaj mungonte ne shkolle tri ose kater dite.
Vajzat rriten shume gjate kohes kur u vijne menstruacionet e para per djemte pesha dhe gjatesia rriten ne fazen finale te pubertetit. Prandaj ne moshen gjashtevjecare Hayley ishte me e gjate se shoqet e saj te klases. Uniforma e shkolles i rrinte ngjitur pas trupit. Numrin e kembes e kishte 35. Edhe pse shkolla dhe shoqet e shoket e klases e mbeshtesnin disa femije te tjere e bezdisnin jashtezakonisht. Si te mos mjaftonte kjo Hayley ishte viktime e armiqesise se disa prinderve te cilet i frikesoheshin asaj vajze me trup adoleshenteje. U thoshin femijeve te mos luanin me mua tregon Hayley. Une vuaja. Doja te isha si miqte e mi dhe ndihesha e perjashtuar. Kishte raste qe nuk doja te shkoja ne shkolle.
Fati i Hayley ishte se e ema nje punonjese e sherbimit shendetesor nje grua zonje dhe shume e pergatitur e kuptoi menjehere se per cfare behej fjale. I bleu vajzes nje liber me figura per ti treguar se cfare po ndodhte me trupin e saj bisedoi me prinderit e femijeve qe e percmonin ua beri te ditur situaten mesuesve dhe luftoi per te pasur nje diagnoze nga mjeket te cilet nuk u besonin syve. Ka qene nje periudhe e tmerrshme thote e ema e Hayley. Kishte shume injorance rreth e rrotull. Hayley trajtohej sikur te ishte monster. Nuk ka pasur nje femijeri si gjithe te tjeret. Mamase se Hayley iu desh te perballej me shume paragjykime ne familje nje i aferm hidhte hipoteza se zhvillimi i parakohshem i vajzes ishte shkaktuar nga abuzimet seksuale.