Kostot e konsistences politike te PD dhe PS
Debati per Ligjin e Gjykates Administrative me solli ne kujtese analizen e studiuesit Frank Schimmelfennig 2004 mbi rolin e faktorit nderkombetar. Ky autor nisur nga menyra se si nderkombetaret e ushtrojne autoritetin e tyre ndaj vendeve me demokraci te brishte i klasifikon ato brenda kornizave te dy skemave teorike Modeli i Nxitjes se Jashtme dhe Modeli i Socializimit. Modeli i pare bazohet te shperblimi/sanksionet te vendosura nga BEndashja dhe SHBA-ja ne rast te permbushjes ose jo te kushteve dhe kritereve per integrim perkundrejt analizes se kosto/perfitimeve te shtetit qe synon te integrohet. Ndersa kriteret apo kushtet qe kerkohen te permbushen permes Modelit te Socializimit nuk jane kritere apo kushte te mirefillta teknike apo pjese e acquis communautare por jane me shume standarde si p.sh stabiliteti dhe pavaresia e institucioneve respektimi i te drejtave te njeriut pavaresia e medias etj.
Ultimatumi i bere nga ambasada amerikane ne Tirane ne lidhje me votimin e ligjit per Gjykaten Administrative po te shikohet nen optiken e dy skemave te Schimmelfennig klasifikohet brenda skemes se Modelit te Nxitjes se Jashtme. Nga vete natyra e deklarates kuptojme se detyrimet dhe perftimet ne rast permbushje ose jo te saj jane specifike dhe te qarta. Duke qene te tilla jane lehtesisht te matshme si per faktorin nderkombetar ashtu dhe per opinionin publik.
Perballe ketij qendrimi aktoret politike fillojne e ristrukturojne marredhenien e tyre me nderkombetaret si pasoje e kesaj zgjedhjeje qe kane bere ne fillim ata. Per aktoret lokale loja e tyre politike nuk zhvillohet me si me pare. Krahas strukturimit te aksionit politik ne funksion te elektoratit i cili normalisht eshte legjitimues i vetem i aksionit te tyre ata duhet ta strukturojne veprimin e tyre politik edhe ne funksion te interesave te axhendes dhe dinamikes se faktorit nderkombetar.
Subjektet politike ne keto kushte fillojne llogaritjet e kostove ne raport me publikun dhe njekohesisht me aktoret nderkombetare duke na bere prezent pamundesine per mos ndryshimin e qendrimeve te tyre dhe kostot qe shoqerojne keto qendrime. Sic eshte bere e njohur opozita gjykon se ultimatumi per miratimin e ligjit eshte nje moment i volitshem per te permbushur kerkesen e saj ne lidhje me transparencen e zgjedhjeve ndersa qeveria si moment per te treguar te publiku dhe faktori nderkombetar qendrimin bllokues qe mban opozita. Le ta shpjegojme qendrimin e paleve dhe kostot politike.
Ne retrospektive opozita ka kontributin e saj ne projektligjin per Gjykaten Administrative pasi ka qene pjese e diskutimeve dhe e permiresimeve te tij. Kjo gje ka sjelle ne fund te procesit dhe miratimin ne Komisionin e Ligjeve por pa arritur te miratohet ne Parlament pasi ngjarjet politike kane kushtezuar fatin e ketij projektligji. Pra opozita nga pikepamja juridike nuk ka pretendime per permbajtjen e ligjit ne vetvete por me prioritetet qe ajo i ka percaktuar vetes. Prioriteti i transparences se zgjedhjeve ka nenvleresuar vleren e miratimit te ketij ligji. Mosrealizimi i interesave te nje grupi te caktuar eshte zevendesuar me nevojen e permbushjes se nje interesi me te madh publik sic eshte ai i transparences se zgjedhjeve. Ky qendrim vazhdon te mbahet edhe tani. Sa mirekuptohet ky qendrim i opozites nga publiku dhe kategorite e vecanta sociale mbetet per tu testuar ne zgjedhjet lokale.
Gjithashtu opozita eshte shprehur publikisht se nuk do te votoje asnje ligj qe kerkon shumice te cilesuar deri sa te plotesohet permbushja e kerkeses se saj per transparencen e zgjedhjeve. Pra opozita duke refuzuar votimin e ketij projektligji i qendron besnik qendrimit te saj te bere publik prej shume kohesh. Njekohesisht shfrytezon momentin nga pikepamja e mekanizmave qe mundeson Parlamenti per te kushtezuar qeverine ne realizimin e kerkeses se saj. Politikisht opozita nuk ka mjet tjeter per te imponuar zgjidhjen e kerkeses se saj pervec kushtezimit parlamentar pavaresisht kostos qe mbart ky ligj per kategorine e biznesit.
Nje tjeter aspekt lidhet me faktin se opozita gjate gjithe kesaj kohe ka akuzuar qeverine qe po perkeqeson marredheniet me parterin kryesor te Shqiperise Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Permbajtja e deklaratave te disa deputeteve te PD-se ndaj qendrimeve te bera publike nga ish-ambasadori z. Willers per marredheniet e qeverise me gjyqesorin per refuzimin e kandidaturave te dekretuara nga Presidenti projektligji per SHISH-in letra e derguar ne Departamentin e Shtetit ne adrese te z. Willers jane interpretuar nga opozita si nje tentative e qeverise per te perkeqesuar marredheniet me qeverine amerikane. Kjo konsistence e opozites pro rolit te SHBA-se ne Shqiperi vihet ne pikepyetje me refuzimin e kerkeses se saj per te miratuar ligjin ne fjale. Pra opozita duke tentuar ti qendroje besnike realizimit te kauzes se saj behet vete shkak per te perkeqesuar marredheniet me SHBA. Sigurisht ky qendrim do te kete efektet e tij ne raport me SHBA-ne dhe me elektoratin.
Njekohesisht ngjarjet e fundit per kasat e kane pozicionuar opoziten ne mbrojtje te kerkesave te komunitetit te biznesit te vogel duke krijuar pershtypjen ne publik se kjo force politike ka nje interes te vecante ndaj ketij komuniteti. Por ne krahun tjeter mosmiratimi i ketij ligji i cili nga biznesi vleresohet si shume i rendesishem e ben qendrimin e opozites dyshues. Pasi ceshtja e kasave fale edhe mbeshtetjes se opozites mori zgjidhje ndersa problemet e perditshme me te cilat perballet ky komunitet vazhdojne te mbeten edhe si pasoje e mosmiratimit te ketij ligji. Nga pikepamja e taktikes politike nuk mendoj se nuk krijojne kosto luhatjet ne qendrimet e PS-se ndaj komunitetit te biznesit.
Ndersa qeveria duke parashikuar kostot qe krijon tek komuniteti i biznesit si dhe te faktori nderkombetar ky qendrim refuzues i opozites kerkon ta shfrytezoje per te fituar kapital politik. Duke harruar se pavaresisht pozicionit refuzues te opozites qeveria nuk arrin te miratoje ligjin dhe si rrjedhoje duhet te llogarise kostot qe i krijon kjo gje asaj. Se pari mosmiratimi i ketij ligji bllokon perfundimin e projektit pasi nuk blihen pajisjet qe ishin parashikuar nuk vihet ne pune sistemi elektronik i menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore nuk perfundon legjislacioni gjyqesor nuk perfundon trajnimi i gjyqtareve dhe avokateve etj. duke e bere te pavlere qellimin e ketij projekti. Se dyti besimi i qytetareve dhe i komunitetit te biznesit ndaj vullnetit qe ka qeveria per te forcuar transparencen dhe eficiencen do te vihej ne pikepyetje. Se treti do te perkeqesohej perkohesisht raporti me SHBA.
E gjitha kjo ne kurriz te tentatives per ti qendruar konsistent qendrimit te saj ne lidhje me refuzimin ndaj ofertes se opozites per te bere transparencen e zgjedhjeve. Ky qendrimi konsistent i qeverise justifikohet me natyren antiligjore dhe antikushtetuese te kerkeses se opozites. Pra vihet ne balance nevoja per ti qendruar besnik qendrimit ne lidhje me rrugen qe propozon qeveria per te bere transparencen me kostot e mesiperme.
I takon qeverise dhe opozites qe ne baze te aritmetikes se tyre politike te percaktojne qendrimin e tyre diten e enjte ne Parlament. Ne si publik na intereson te kemi nje panorame te pergjithshme mbi situaten qe te legjitimojme ose deligjitimojme qendrimet qe kane forcat politike ne lidhje me situaten.