Paga të larta për të refuzuar CEZ
ERE ka paraqitur pranë Kuvendit të Shqipërisë, kërkesën për rishikimin e nivelit të pagave për specialistët që mbulojnë fushat specifike. Buxheti i ERE-s krijohet nga tarifat e licencave që jepen për subjekte të ndryshme, kështu që kërkesa e kryetarit të Entit nuk shikohet më problem për t‘u zgjidhur. "Kemi krijuar një staf të specializuar. Kemi investuar për kualifikimin e tyre. Në një kohë që tregu energjetik në Shqipëri po funksionin sipas modelit të ri, shihet e arsyeshme një rishikim i nivelit të pagave për ata specialistët që paraqesin stad të lartë kualifikimi", tha për "Shqip", kreu i ERE-s, Bujar Nepravishta. Propozimi i ERE vjen në një kohë kur në treg ka hyrë kompania çeke CEZ, e cila në përbërje të saj ka një staf të kualifikuar. Në një treg të hapur kapitalist, loja mes konkurrentëve bëhet shumë e fortë. ERE dhe CEZ po përballen çdo javë me njëra-tjetrën, ku mes debateve të ndryshme, shikohet aftësia e çdo pale për të bindur tjetrën, për çështje nga më të ndryshme. CEZ po mëson gjithnjë e më shumë se cilat janë kapacitetet reale të Rregullatorit, me të cilin do të përballet gjithmonë rreth çmimit dhe shërbimit të energjisë elektrike. "Duhet të jemi të kujdesshëm në mbajtjen në punë të specialistëve tanë. Është parë në disa vende të rajonit, ku kompani të huaja, pasi kanë privatizuar ndërmarrjet e shpërndarjes së energjisë, kanë nisur strategjinë për të dobësuar rolin e Enteve Rregullatore", thotë Nepravishta. Kreu i ERE-s nuk jep shembuj konkret, nëse ka tentativa për largime nga puna drejt e në kompani private, por i druhet një mundësie të tillë, duke thënë se, "privati mund të ofrojë paga më të larta se ERE, duke krijuar shtigje të hapura për largime nga puna". Shqetësimet e Nepravishtës janë paraqitur edhe në kapitullin e fundit të Raportit Vjetor 2008, të aktivitetit të ERE-s.
Kapaciteti
ERE ka hyrë në një stad të ri zhvillimi. Tregu nuk është më si më parë, ku operonte vetëm KESH dhe 4-5 pesë subjekte koncesionare hidrocentralesh të vogla. Tani kur KESH është i ndarë në tre pjesë, kur OSSH drejtohet nga një investitor strategjik, kur janë rreth 45 hidrocentrale, disa firma të tjera në fushën e energjisë së rinovueshme, TEC-i i Vlorës etj., në të gjitha këto ndryshime, roli i Entit Rregullator të Energjisë është i rëndësishëm. ERE përbëhet nga 32 punonjës dhe drejtohet nga Bordi i Komisionerëve, me pesë anëtarë, ku njëri është kryetari. "Nuk kemi kërkuar shtesë në buxhet, pasi fondet i kemi. Por duam, që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, të hartohet një mundësi stimuli, shpërblimesh për punonjësit tanë", tha kreu i ERE-s. Buxheti i Entit Rregullator për Energjinë miratohet këtë javë, i parashikuar në nivelin e rreth 43 milionë lekëve.
Tregu
Me kalimin e ligjit "Për gazin natyror", puna e ERE-s bëhet akoma më e vështirë. Enti do të trajtojë edhe modele tregu për gazin natyror, që edhe pse në nivele të pakta konsumi, kërkon sërish një impenjim maksimal. "Aktualisht po kërkojmë një specialist të fushës. Edhe pse ligji ka kohë që ka hyrë në fuqi, nuk ka ende një strukturë të posaçme brenda ERE që të trajtojë sektorin në fjalë", vijon shpjegimin Nepravishta. Çështja e rritjes së financimit me shpërblime për stafin e ERE-s është ngritur me kohë nga kryetari Nepravishta, i cili sapo është rimandatuar nga Kuvendi. Mësohet se, kualifikimi i komisionerëve dhe specialistëve kryhet në shkolla të specializuara për rregullatorët e sektorit të energjisë elektrike në Budapest dhe në Firence, në përputhje me shkallën e formimit të tyre profesional.
Të ngjashme me ERE-n
Pagat e institucioneve të pavarura
Pagat dhe shtesat në varësi të kualifikimit janë miratuar rreth një vit më parë nga qeveria, duke iu referuar posaçërisht institucioneve të pavarura. Konkretisht, paga e grupit për nëpunësit civilë të institucioneve të mësipërme është 10.050 lekë, ndërsa shtesa vjetore për vjetërsi 2% dhe jepet deri në 25 vjet pune, ndërsa llogaritja bëhet mbi pagën e grupit. Për sa i përket shtesës për pozicionin, në projektvendim ajo është e përcaktuar si më poshtë: për sekretarin e përgjithshëm 110.900 lekë; për drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme 100.500 lekë; për drejtorin e Drejtorisë 84.000 lekë; për përgjegjës sektori të kategorisë III-a 65.000 lekë; për përgjegjës sektori të kategorisë III-a/1 55.000 lekë; për specialist të nivelit të lartë 49.000 lekë; për specialist të nivelit të mesëm 37.450 lekë dhe për specialist 25.850 lekë. Për titullarët, anëtarët e organeve kolegjiale drejtuese me kohë të plotë dhe sekretarët e përgjithshëm do të ketë 30.000 lekë/muaj shtesë nëse kanë titullin shkencor profesor dhe 25.000 lekë/muaj shtesë nëse kanë titullin profesor i asociuar.