E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat dhe pensionet, vitin e ardhshem rriten ne 1 maj

Rritja e pensioneve dhe e pagave vitin e ardhshem do te behet ne muajin maj. Dje, ministri i Financave, Ridvan Bode, prezantoi projektbuxhetin e shtetit per vitin 2009 ne Konferencen e kryetareve ne Kuvend, ku vuri ne dukje se perparesi do te kete rritja e pagave, pensioneve si dhe investimet publike. Sipas Bodes, ndryshe nga vitet e tjera eshte munduar qe pensionistet te perfitojne rritjet e reja ne muajin maj. Kreu i Financave vleresoi se rritja e pagave dhe pensioneve ne maj do te behet per shkak te zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme elektorale ne muajin qershor te vitit 2009. "Ne mandatin e saj qeveria e permbushi premtimin per dyfishimin e pagave, per sektoret e arsimit dhe shendetesise, ndersa beri nje rritje te qenesishme edhe per pjesen tjeter te pagave" deklaroi ai. Nderkohe, per sa i perket investimeve publike per vitin ardhshem, ne projektbuxhetin e shtetit jane llogaritur 90 miliarde leke, ku mbeshtetjen me te madhe do ta kete infrastruktura rrugore. Kreu i Financave Publike, Bode tha se ne dispozicion te Ministrise se Puneve Publike per realizimin e programeve te saj, jane parashikuar 57 miliarde leke, 98 per qind e te cilave per infrastrukturen rrugore. "Akset rrugore qe pritet te financohen tashme jane projektuar dhe tenderuar, ndersa fillim vitin qe vjen do te alokohen edhe fondet perkatese", deklaroi ministri Bode. Sipas tij, ajo qe vlen te theksohet eshte fakti se edhe pse fondet jane katerfishuar per investime, numri i projekteve eshte ulur me 4 here.

Shqiperia nuk do te marre pjese ne tregun evropian te bonove, ashtu sic ishte parashikuar. Kjo, pasi kriza financiare boterore ka krijuar nje situate te papershtatshme per te blere eurobono me afat te gjate, pasi interesat jane shume te larta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›