E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, vleresim per Progres-Raportin e KE

Presidenti Bamir Topi vleresoi te merkuren Progres-Raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine ne vitet 2007-2008 dhe shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme te strukturave te Bashkimit Evropian per vendin tone, pergjate gjithe rrugetimit te tij integrues. Topi priti dje ne nje takim pune ambasadorin e Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, Lohan, i cili i dorezoi Kryetarit te Shtetit, Raportin e Perparimit te Shqiperise per vitin 2007-08", te hartuar nga KE. Lohan nenvizoi ne kete takim disa nga problemet dhe mangesite, te vena ne pah ne Raport, sic eshte nevoja per nje rritje te bashkepunimit nder-institucional, ruajtja dhe permiresimi i pavaresise se institucioneve kushtetuese dhe shteterore si dhe perfundimi me sukses i reformave te ndermarra. Lufta pa kompromis kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, duke vleresuar edhe rolin e rendesishem te kreut te shtetit ne kete drejtim. Topi u shpreh se keto vleresime do te nxisin me tej angazhimin dhe perkushtimin e tij, per ruajtjen e ekuilibrave politike dhe pavaresise se institucioneve, duke pasur ne themel te cdo procesi respektimin e Kushtetutes dhe te ligjit. Presidenti siguroi per vendosmerine e Shqiperise, per te permbushur detyrimet dhe arritur standardet e integrimit, per te vazhduar ne rrugen e reformave jetike dhe per te luajtur rol moderues ne rajon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›