E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pagat e pensionet, rritje cdo vit"

Rozeta Rapushi
Ligj i ri per te mos lejuar me asnje familje shqiptare te jetoje ne mjerim. Kete siguroi dje se do te ndermarre shume shpejt, kryeministri Sali Berisha ne drejtimin e
Komitetit te Planifikimit te Strategjive, gjate te ciles u diskutua per planin e buxhetit afatmesem. "Ne kemi shpallur se viti 2012, do te jete viti pa te mjere ne Republiken e Shqiperise. Se shpejti ne sjellim nje ligj te ri ne Parlament. Ne kemi krijuar nje regjister te ri dixhital. Nuk do te kene me familje shqiptare ne mjerim. Te varfer do te kete, sepse ka ne te gjithe boten dhe varferia ka nje shkalle, nje vleresim te pershkallezuar dhe te ndryshem, sipas vendit",- tha Berisha. Sipas tij, ne baze te planit te buxhetit afatmesem, parashikohet para se gjithash, rritja progresive e rrogave dhe pensioneve te qytetareve shqiptare. Ne kete kuader, kryeministri siguroi se qytetaret dhe pensionistet do te kene rritje te vazhdueshme te rrogave dhe te pensioneve. "Ne kemi shpallur si objektiv qe kete 3-vjecar te kalojme me shume se dy vende te Bashkimit Evropian per sa u perket rrogave dhe pensioneve. Kjo eshte e domosdoshme dhe eshte nje politike konstante", theksoi Berisha. Po keshtu ai shtoi se buxheti afatmesem garanton edhe nje transformim cilesor te sherbimit shendetesor. Ne kete kuader, kryeministri siguroi se brenda ketij viti do te instalohet mekanizmi i ri financiar ne sistemin shendetesor. "Ne, ne buxhetin tone afatmesem, mbeshtesim fuqishem shkollimin e femijeve tane. Ata jane e ardhmja. Ashtu si do t'i shkollojme ata sot, do te jetojme ne te gjithe neser. Kjo eshte e ardhmja qe nje bllokmen i shnderruar ne pucist kerkon t'ua djege me bomba molotov. Ne do te bejme gjithcka qe me mekanizimin e ri financiar qe do te instalojme ne sistemin e arsimit te larte, te mund te ndjekim dhe mbeshtesim cilesine", siguroi ai. Madje Berisha tha me bindje se 2017 do te jete viti kur ky vend, i cili ishte ne honet e mjerimit boteror, do te dale e do te listohet me vendet e zhvilluara te botes. "Ne kete rruge dhe kete drejtim nje Shqiperi moderne ne infrastrukture eshte kushti kryesor. Ndaj dhe i tere buxheti, te gjitha burimet financiare, do te jene ne funksion te Shqiperise, vend i zhvilluar ne vitin 2017. Shqiperia i ka te gjitha potencialet, por shfrytezimi i tyre kerkon infrastrukture, kerkon rruge, energji, uje", vijoi ai. Kryeministri premtoi se rruget do te ndertohen per te shkurtuar maksimalisht ardhjen e njerezve nga cdo zone ne kryeqytet. "Nje gje eshte e sigurt, ky buxhet mbeshtet fuqishem kete turravrap te Shqiperise, qe nje njeri per hir te karriges se tij kerkon ta djege, kerkon ta ndale; qe nje njeri ka kercyer nga gezimi per vrasjet qe ndodhen", vijoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›