Pagat e reja për punonjësit e administratës së Doganave dhe të Tatimeve
Eljona Ballhysa
Punonjësit e administratës së Doganave dhe të Tatimeve, që nga data 1 korrik, kanë përfituar një pagë të re, e cila ka pësuar rritje për shkak të miratimit nga Këshilli i Ministrave të vendimit për rritjen e pagave të kësaj kategorie. Vendimi i qeverisë parashikon pagën e punonjësve me arsim të lartë, vjetërsinë në punë, rritjen për çdo vit, si dhe shtesën mbi pagë në bazë të kualifikimeve shkencore që ka punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Tatimeve.
Doganat
Në bazë të vendimit, paga bazë e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me arsim të lartë, duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti është 11 000 lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën 2% pas çdo viti pune deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi pagën bazë të punonjësve me arsim të lartë. Për punonjësit mbështetës, pra ata që nuk kanë arsim të lartë, qeveria ka vendosur që vjetërsia në punë të paguhet në masën 1% mbi pagën e pozicionit pas çdo viti pune deri në 25 vjet. Në vendimin e qeverisë është parashikuar që të gjithë nëpunësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që kanë kualifikime pasuniversitare, gradë apo titull shkencor, të përfitojnë shtesë mbi pagën mujore. Shtesa jepet kur kualifikimi, grada apo titulli shkencor përputhet me përshkrimin e punës së nëpunësit rast pas rasti nga Departamenti i Administratës Publike. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të lartë sa ai i përcaktuar për pozicionin e tij, përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për pozicionin. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të ulët se ai i përcaktuar për postin e tij, përfiton shtesën në përputhje me gradën dhe titullin që mban. Në bazë të këtij vendimi, titullari i institucionit me titullin profesor apo profesor i asociuar, do të përfitojë një shtesë prej 30 000 lekësh mbi pagën mujore. Zëvendëstitullari i institucionit, apo drejtori i drejtorisë me gradën “Doktor i shkencave” do të përfitojë një shtesë prej 25 000 lekësh mbi pagën mujore. Përgjegjësi i sektorit, shefi i sektorit, kryetari i degës doganore, specialisti, doganieri, koordinatori dhe këshilltari, i cili ka bërë studime të thelluara pasuniversitare “Master” të nivelit të dytë apo studime specializuese afatgjata, do të përfitojë një shtesë prej 100 000 lekësh mbi pagën mujore.
Tatimet
Në vendimin e qeverisë për strukturën dhe nivelin e ri të pagave të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është parashikuar që paga për punonjësit me arsim të lartë të jetë 11 000 lekë në muaj. Ashtu si dhe për punonjësit e Doganave, dhe për punonjësit e Tatimeve është parashikuar e njëjta masë për vjetërsi pune, pra të jepet 2% shtesë pas çdo viti pune deri në 25 vjet. Edhe punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të përfitojnë sipas vendimit të qeverisë shtesë mi pagë për çdo titull, gradë apo kualifikim shkencor.
Struktura e pagave në sistemin doganor dhe niveli i pagave të punonjësve në aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
Klasifikimi
doganor Pozicioni Kategoria Paga e grupit Shtesa vjetore për vjetërsi Shtesa për kualifikim Shtesa e pozicionit Shtesa për kushte pune
1 1 2 3 4 5 6
Titullari i institucionit II-a 11000 2% 103 500 20000
A Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm II-b 11000 2% 86 500 15000
Këshilltar, Drejtor drejtorie, drejtor drejtorie rajonale, kryetar i degës doganore Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër III-a 11000 2% 68 500 15000
B Përgjegjës sektori, kryetar dege doganore Fier, Kapshticë, Korçë, Lezhë, Bllatë, Kukës, Sarandë, Berat, Tri Urat, Qafë-Thanë, Elbasan, Përgjegjës operacionesh në degën doganore Tiranë, Durrës III-a/1 11000 2% 58 300 14000
C.1 Inspektor kontrolli i brendshëm, përgjegjës turni, përgjegjës zyre doganore, komandant grupi antikontrabandëm specialist laboratori, specialist administrator rrjeti, jurist. III-b 11000 2% 51 500 14000
Financier në degë doganore, përkthyes, koordinator në DOH, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare III-b 11000 2% 51 500 12000
C.2 Doganier kontrolli, dokumentar fizik, inspektor antikontrabande, asistent laboratori, llogaritar. IV-a 11000 2% 39 000 12000
C.3 Doganier pranues, doganier peshoreje, doganier pike kontrolli, përpunues informacioni, sekretar, arkivist. 1% 31 000 11000
D.1 Magazinier, Furnitor, operator, shofer, teknik 1% 27 400 6 000
D.2 Punëtor mirëmbajtje 1% 18 500 5 000
D.3 Sanitar 1% 17 000 2 000
Struktura e pagave të sistemit tatimor dhe niveli i pagave të nëpunësve në aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
Pozicioni Kategoria Paga e grupit Shtesa vjetore për vjetërsi Shtesa për kualifikim Shtesa e pozicionit Shtesa për kushte pune
1 2 3 4 5 6
Titullari i institucionit II-a 11000 2% 103 500 20000
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm II-b 11000 2% 86 500 15000
Drejtor drejtorie III-a 11000 2% 68 500 15000
Përgjegjës sektori III-a/1 11000 2% 58 300 14000
Përgjegjës sektori III-b 11000 2% 51 500 10000
Inspektor auditi i brendshëm, kontrolli i brendshëm III-b 11000 2% 51 500 10000
Specialist IV-a 11000 2% 39 000 10000
Specialist IV-b 11000 2% 29 000 10000
Sekretar IV-b 11000 2% 29 000 5 000
Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve
Pozicioni Kategoria Paga e Grupit Shtesa vjetore për vjetërsi Shtesa për kualifikim Shtesa e pozicionit Shtesa për kushte pune
1 2 3 4 5 6
Drejtoria rajonale III-a 11000 2% 68 500 15000
Drejtor drejtorie III-a/1 11000 2% 58 300 15000
Përgjegjës sektori zyre III-b 11000 2% 51 500 13000
Specialist/ inspektor 1 IV-a 11000 2% 39 000 13000
Specialist/ inspektor 2 IV-b 11000 2% 29 000 11000
Specialist/sekretar IV-c 11000 2% 21 500 5 000
20 Gusht 2008