Pagat e reja për ushtarakët dhe policët
Fabiola Çela
Gazeta boton sot të plotë rritjen e pagave të ushtarakëve, të diplomatëve, Gardës dhe të Policisë së Shtetit. Përveç rritjes së përcaktuar të pagave për disa punonjës, do të ketë edhe shtesa pagash në bazë të shërbimeve që kanë kryer. Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare dhe efektet i shtrin që nga data 1 maj.
Policia e Shtetit
Sipas vendimit të qeverisë, duke nisur nga data 1 maj, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten mesatarisht me 5.5 për qind. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit janë stimuluar më shumë në pagë disa grada si ‘Kryeinspektor’, ‘Komisar’ e ‘Kryekomisar’ dhe kjo për të krijuar një hierarki të pagave. Efekti financiar për rritjen e pagave do të jetë 26.5 milionë lekë në muaj. Në vendimin e miratuar nga qeveria është përcaktuar që paga e kandidatëve që do të kryejnë shkollën bazë të policisë të jetë në varësi të nivelit arsimor të kryer prej tyre përpara pranimit në polici. Pra e thënë ndryshe, paga për kursantët të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të jetë 60 për qind e pagës së gradës ‘nëninspektor’, ndërsa kursantët që kanë përfunduar arsimin e lartë do të marrin 100 për qind të pagës për të njëjtën gradë. Punonjësit e pranuar në polici të gradës ‘nëninspektor’ janë të parashikuar në numrin e përgjithshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit, kështu që për këtë parashikim nuk ka efekte financiare. Sipas vendimit të qeverisë, pagesa e punonjësve efektivë të policisë, të cilët mbajnë grada të ndryshme policore dhe gjatë karrierës së tyre në këtë institucion do të kryejnë kurse trajnimi e shkollimi në fusha të ndryshme për të kryer një shërbim policor në përputhje me standardet e parashikuara, do të jetë paga që këta punonjës kanë pasur ose kanë në momentin para fillimit të shkollimit. Për sa i përket pagesës së punonjësve të jashtëm, të cilët japin mësim në shkollën e policisë, qeveria ka përcaktuar pagesën mësimore për çdo orë 60 minutëshe, por në tre nivelet. Rreth 300 lekë/për orë do të jetë pagesa për kurset e shkollimit/trajnimit për kursantët e nivelit zbatues. Në kurset e shkollimit/trajnimit për kursantët e nivelit të parë drejtues, pagesa do të jetë 400 lekë/orë. Në kurset e shkollimit/trajnimit për kursantët e nivelit të mesëm pagesa do të jetë 500 lekë/orë.
Forcat e Armatosura
Zbardhet vendimi për rritjen e pagave për gradë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura. Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, pagat bazë për gradën e ushtarakëve detarë profesionistë do të rriten mesatarisht me 4.89 për qind. Pagat bazë për gradë të nënoficerëve do të rriten mesatarisht me 4.85 për qind. Dhe pagat bazë për gradë të oficerëve do të rriten mesatarisht me 13.78 për qind. Nga rritja e përgjithshme e pagave përfitojnë 9600 ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura me një rritje mesatare të pagave prej 8.19 për qind. Efekti financiar është rreth 35 milionë lekë në muaj.
Diplomatët
Rriten pagat e diplomatëve. Qeveria ka përcaktuar që duke nisur nga 1 maji të rriten mesatarisht me 5 për qind pagat për nëpunësit, civilë/nëpunësit, të cilët paguhen me strukturën e pagave të shërbimit civil. Rritja mesatare e pagave për punonjësit e Ministrisë së Jashtme do të jetë 3.96 për qind dhe efekti financiar është 470.8 mijë lekë në muaj.
Garda
Pagat e punonjësve të Gardës do të rriten në bazë të gradës. Qeveria ka vendosur që pagat e punonjësve të Gardës të rriten mesatarisht me 4.64 për qind, për secilën gradë. Nga ky ndryshim i pagave do të përfitojnë rreth 1 mijë ushtarakë sipas gradave përkatëse që kanë. Efekti financiar është 3.1 milionë lekë në muaj.
Niveli i pagës për gradë sipas roleve për punonjësit e Gradës së Republikës
Punonjësit sipas gradave Oficer madhor
Grada gjeneral grade
paga bazë për gradë 107.000
Punonjësit sipas gradave Oficer i lartë
Grada Kolonel
paga bazë për gradë 94.000
Punonjësit sipas gradave Oficer i lartë
Grada N/Kolonel
paga bazë për gradë 83.000
Punonjësit sipas gradave Oficer i lartë
Grada Major
paga bazë për gradë 69.000
Punonjësit sipas gradave Oficer i mesëm
Grada Kapiten
paga bazë për gradë 58.000
Punonjësit sipas gradave Oficer i mesëm
Grada N/Kapiten
paga bazë për gradë 55.000
Punonjësit sipas gradave Oficer i ulët
Grada toger
paga bazë për gradë 53.000
Punonjësit sipas gradave Oficer i ulët
Grada N/toger
paga bazë për gradë 50.000
Punonjësit sipas gradave Oficer i ulët
Grada toger
paga bazë për gradë 53.000
Punonjësit sipas gradave Nënoficer madhor
Grada kryekapter
paga bazë për gradë 42.000
Punonjësit sipas gradave Nënoficer i lartë
Grada kapter
paga bazë për gradë 39.000
Punonjësit sipas gradave Nënoficer i lartë
Grada kapter shtabi
paga bazë për gradë 38.000
Punonjësit sipas gradave Nënoficer i lartë
Grada kapter mjeshtër
paga bazë për gradë 37.000
Punonjësit sipas gradave Nënoficer i mesëm
Grada kapter i parë
paga bazë për gradë 36.500
Punonjësit sipas gradave Nënoficer i mesëm
Grada kapter i dytë
paga bazë për gradë 36.000
Punonjësit sipas gradave Nënoficer i mesëm
Grada kapter i tretë
paga bazë për gradë 35.500
Punonjësit sipas gradave Nënoficer i ulët
Grada kapter i katërt
paga bazë për gradë 34.800
Punonjësit sipas gradave Nënoficer i ulët
Grada rreshter
paga bazë për gradë 33.600
Struktura dhe niveli i pagave në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Pozicioni drejtues: Sekretar i përgjithshëm
Grada diplomatike Ambasador
Paga e grupit 12.00
Shtesa vjetore për vjetërsi 2%
Shtesa për pozicion 115.000
Pozicioni drejtues: Drejtor i përgjithshëm
Grada diplomatike Ministër fuqiplotë.
Ministër këshilltar.
Konsull i përgjithshëm
Paga e grupit 12.000
Shtesa vjetore për vjetërsi 2%
Shtesa për pozicion 105.000
Pozicioni drejtues: Drejtor
Grada diplomatike Këshilltar
Paga e grupit 12.000
Shtesa vjetore për vjetërsi 2%
Shtesa për pozicion 88.000
Pozicioni drejtues: Përgjegjës sektori
Grada diplomatike Sekretar i parë. Konsull
Paga e grupit 12.000
Shtesa vjetore për vjetërsi 2%
Shtesa për pozicion 69.000
Pozicioni drejtues: Përgjegjës sektori
Grada diplomatike Sekretar i dytë. Zv/konsull
Paga e grupit 12.000
Shtesa vjetore për vjetërsi 2%
Shtesa për pozicion 52.000
Pozicioni drejtues: Përgjegjës sektori
Grada diplomatike Sekretar i tretë. Agjent konsullor
Paga e grupit 12.000
Shtesa vjetore për vjetërsi 2%
Shtesa për pozicion 41.000
Pozicioni drejtues: Përgjegjës sektori
Grada diplomatike Atashe
Paga e grupit 12.000
Shtesa vjetore për vjetërsi 2%
Shtesa për pozicion 31.000