Pagat, ja sa na ka kushtuar taksa e sheshtë
• Aplikimi i taksës së sheshtë ka rritur ndjeshëm të ardhurat në arkën e shtetit, por nga ana tjetër ka ulur të ardhurat e të punësuarve, si për ata që punojnë në sektorin privat ashtu edhe në atë shtetëror.Fabiola ÇelaQë prej korrikut të vitit të kaluar tatimi mbi të ardhurat personale nuk është më i shkallëzuar, por është 10 për qind për të gjitha nivelet e pagave. Pikërisht ky vendim i qeverisë ka rritur të ardhurat e buxhetit, fakt ky që është vënë në dukje edhe në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë. "Aplikimi i taksës së sheshtë ka rritur nivelin e të ardhurave të vjela nga tatimi mbi të ardhurat personale, me rreth 77 për qind kundrejt një viti më parë, duke kontribuar gjithashtu në rritjen totale të të ardhurave, në masën 3 për qind", thuhet në raport. Sipas vendimit të qeverisë, tatimi mbi të ardhurat personale është 10 për qind si për punonjësit që e kanë pagën 40 mijë lekë dhe ata që e kanë 400 mijë lekë. Ndërkaq për pagat deri më 30 mijë lekë 100 mijë lekëshi i parë nuk do të tatohet. Pra, e thënë ndryshe nëse një punonjës e ka pagën mujore 30 mijë lekë, atëherë ai do të tatohet me taksën mbi të ardhurat personale vetëm për 20 mijë lekë.Të ardhuratSipas raportit të BSH-së, balanca fiskale në fund të muajit nëntor, ndryshe nga plani i Ministrisë së Financave, ka rezultuar me një suficit prej 4.7 miliardë lekësh, nga një deficit i planifikuar në shumën 25.9 miliardë lekë. Të ardhurat buxhetore janë rritur me 12 për qind, krahasuar me një vit më parë. Kontributin kryesor e kanë dhënë të ardhurat nga TVSH-ja, jo vetëm si rezultat i peshës që ka ky zë tek të ardhurat totale, por edhe si rrjedhojë e zbatimit të "paketës" shtesë, që shoqëroi paketën e re fiskale dhe konsistonte në eliminimin e të gjitha lehtësive që ishin akorduar më parë për TVSH-në. Një tjetër taksë që ka ndikuar në rritjen e të ardhurave është edhe aplikimi i taksës së sheshtë tek pagat. Në raportin e Bankës së Shqipërisë vihet në dukje dhe fakti se, shpenzimet kapitale nuk kanë qenë në nivelet e duhura. "Shpenzimet kapitale deri në fund të nëntorit 2007, jo vetëm kanë qenë larg niveleve të programuara nga Ministria e Financave, por në të njëjtën kohë janë ulur me rreth 2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë", citohet në raport. Në një situatë të tillë për të mundësuar kryerjen me efikasitet të shpenzimeve të parealizuara gjatë vitit 2007, nëpërmjet një akti normativ të nxjerrë nga Ministria e Financave në muajin dhjetor, është mundësuar rialokimi i shpenzimeve buxhetore në shumën 17 miliardë lekë, një pjesë e konsiderueshme e së cilës është kanalizuar në segmentin e rrugës Durrës-Kukës.77 per qindmë i lartë është niveli i të ardhurave të vjela nga tatimi i taksës së sheshtë. Bëhet fjalë për tatimin mbi të ardhurat personale, që nuk është më i shkallëzuar, por është 10 për qind12 per qindjanë rritur të ardhurat buxhetore. Kontributin kryesor e kanë dhënë të ardhurat nga TVSH-ja, si edhe aplikimi i taksës së sheshtë tek pagat e punonjësve17 miliardelekë është shuma e parave që janë rialokuar, një pjesë e konsiderueshme e së cilës është kanalizuar në segmentin e rrugës Durrës-KukësNdërtimi, ulet numri i të punësuarve Viti 2007 nuk ka qenë i mbarë për sektorin e ndërtimit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, numri i të punësuarve gjatë tremujorit të tretë ka vazhduar të bjerë, paralelisht me ngadalësimin e prodhimit dhe të shitjeve. Kjo situatë e vështirë u krijua për shkak të mosfunksionimit të KRRT-së së Tiranës për një kohë relativisht të gjatë. Por me rifunksionimin e saj situata në sektorin e ndërtimit është normalizuar. Ndërkaq përsa i përket tregut të punës, gjatë kësaj periudhe punësimi është rritur me ritme të larta në sektorin e industrisë dhe në atë të shërbimeve. Punësimi në sektorin e industrisë u rrit me 7 për qind në bazë vjetore, si pasojë e rritjes me 10 për qind në degët e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese. Për sektorin e shërbimeve-hotele, indeksi i punësimit tregon një rritje prej 8 për qind.