Ari Hani i habit të gjithë me zgjedhjet
• Hamdi Salihi është zyrtarisht jashtë listës së lojtarëve, që do të grumbullohen për ndeshjen miqësore kundër Moldavisë më 26 mars dhe kjo është shndërruar në një çështje tashmë.Jetmir Halilaj Askush nuk ka dhënë shpjegime në lidhje me këtë vendim të çuditshëm, megjithëse përgjegjësia kryesore i takon trajnerit të Kombëtares, Ari Hanit. Nuk përjashtohet mundësia që ai të mos ketë pasur njohuri për sulmuesin që ka shënuar këtë sezon 13 gola te Riedi, por gjithsesi, ky nuk është një motiv bindës, sepse prej një jave media sportive shqiptare ka trajtuar vazhdimisht këtë çështje. Mësohet se vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kur ka mësuar për këtë çështje ka mbetur i surprizuar dhe ka kërkuar që trajneri të njoftohet për gjithë ecurinë e lojtarit këtë sezon. I vetmi njeri që mban korrespondencë të rregullt me Ari Hanin është përkthyesi i tij Ajet Xeka, i cili me sa duket nuk e ka informuar si duhet holandezin për ecurinë e bomberit shkodran këtë vit. Varianti i dytë mund të jetë fakti që Ari Hani gjatë kohës që përpiloi listën nuk kishte njohuri për Hamdi Salihin dhe e ka lënë jashtë, por megjithëse më pas është informuar nga media se, ai është golashënuesi i momentit dhe një ndër legjionarët më në formë, atë nuk e ka lënë egoja që shtypi të ndikojë në zgjedhjet e tij, duke preferuar të mos bëjë ndryshime për të treguar autoritarizëm. Kjo do të ishte padyshim një kapriço nga ana e teknikut holandez. Varianti i tretë për listën e çuditshme që është publikuar dje, mund të jetë ai, që Ari Hani mund të mos ketë të bëjë fare me këtë listë, pra përzgjedhjen e emrave për 18-n që do të grumbullohen me Moldavinë, ta kenë bërë zyrtarët e Federatës. Ky fenomen ndodh shpesh, madje edhe listën me lojtarët që morën pjesë në zborin e Antalias, ishin zyrtarët e Federatës, ata që e përpiluan me në krye zv/presidentin e FSHF-së, Bujar Kasmin. Nuk përjashtohet mundësia që lista e djeshme të jetë produkt i një përzgjedhjeje “alla shqiptare”. ListatLISTA PËR MOLDAVINË Portierë: Arjan Beqaj, Isli Hidi; Mbrojtës: Elvis Sina, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Debatik Curri, Endri Vrapi; Mesfushorë: Lorik Cana, Klodian Duro, Ervin Skela, Altin Lala, Ervin Bulku, Ansi Agolli, Gilman Lika; Sulmues: Edmond Kapllani, Erjon Bogdani, Jahmir Hyka, Gjergji Muzaka. LISTA PËR ARABINË SAUDITEPortier: Enea Koliçi, Olti Bishani; Mbrojtës: Admir Teli, Andi Lila, Endri Vrapi, Maringlen Shoshi, Elvis Sina, Paulin Dhëmbi; Mesfushorë: Klodian Duro, Bledi Shkëmbi, Elis Bakaj, Gilman Lika, Hair Zeqiri, Gjergj Muzaka; Sulmues: Jahmir Hyka, Marius Ngjela, Xhevahir Sukaj, Vioresin Sinani. Eksperimentet Kundër Arabisë Saudite, Hani do të luajë me një ekip eksperimental për provuar sa më shumë lojtarë. Gjithsesi, grumbullimi i Vioresin Sinanit, me gjithë respektin për aftësitë dhe kontributin e tij në futbollin shqiptar, duket paksa i çuditshëm. Vetë lojtari ka pranuar se aventura e tij me Kombëtaren ka marrë fund. Shaban Ismaili Në asnjë nga këto dy lista nuk figuron emri i Shaban Ismailit, 19-vjeçarit nga Tetova, i cili luan me skuadrën e dytë të Shtutgartit. Mesfushori i avancuar u paraqit mjaft mirë në zborin e Turqisë dhe i la një përshtypje shumë të mirë trajnerit Ari Han, maje ky i fundit dha “OK”-in që lojtari të pajisej me pasaportë shqiptare, por FSHF nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Dështimi i projektit të teknikut Dështoi projekti i trajnerit të Kombëtares shqiptare për të vëzhguar nga afër disa nga legjionarët e përfaqësueses shqiptare. Ari Han u zotua se do të shihte nga afër Canën, Bogdanin, Lalën, Skelën, Salihin, Vangjelin dhe Kapllanin, por deri tani është takuar vetëm me Canën dhe me Vangjelin. Sipas axhendës që publikoi FSHF disa javë më parë, trajneri brenda datës 9 mars do të shihte pjesën dërrmuese të kuqezinjve që luajnë jashtë Shqipërisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.