“Tmerri kur pashë fëmijët në zjarr”
• Mbrëmja e të dielës ka qenë fatale për vëllezërit Klezart e Renato Preni, banues në kodrën e fshatit Sharrë në periferi të Tiranës.Dashamir BiçakuTë dy fëmijët, Klezarti 15 vjeç dhe Renato 13, kanë mbërritur në spital në gjendje të rëndë si pasojë e djegies nga flakët e zjarrit që ra në shtëpinë e tyre. Ata nuk mundën të mbijetonin për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë nga flakët e zjarrit. I pari ka vdekur vëllai i madh, Klezarti, rreth tri- katër orë pas rënies së zjarrit. Vëllai i dytë, Renato, ka humbur jetën paraditen e djeshme në spitalin civil. Policia dyshon se rënia e zjarrit ka pasur si shkak një shkëndijë elektrike të shkaktuar nga pajisjet shtëpiake. Rrjeti elektrik i dobët dhe i amortizuar i shtëpisë, sipas policisë, dyshohet se kanë qenë shkaqet e rënies së zjarrit. Shaban Xhepa, kushëriri 70-vjeçar i viktimave, nuk mund t’i harrojë çastet kur shkoi pranë shtëpisë që digjej dhe pa dy vëllezërit të rrethuar nga flakët, që përpiqeshin të dilnin nga dritarja e mbyllur me një kafaz metalik. Ai tregoi ngjarjen dhe përpjekjet e tij për të shpëtuar dy fëmijët që u ndodhën në mes të flakëve në gjendje të pashpresë. Kur morët vesh ngjarjen që kishte ndodhur?Ma tha djali. Një nga vajzat e mia, Enkelejda, i tha tim biri se po dëgjonte zëra dhe se po shikonte flakë nga shtëpia e Pranverës. U nisa bashkë me djalin tim, Gëzimin. Pashë se e gjithë shtëpia ishte ndezur në flakë. Dy djemtë, që po mundoheshin të dilnin, kishin futur këmbët tek hekurat e dritares. Sapo mbërrita fëmijët nisën të thërrasin: Gjysh, na shpëto jetën, të lutem gjysh. Nuk e kuptova se si m’u dha një fuqi e pazakontë dhe tërhoqa zgarën e hekurit të dritares dhe ajo u hoq. Menjëherë fëmijët dolën që andej. Kishin hequr dhe rrobat. Fëmijët ecën vetë deri te shtëpia. Kur i ndihmova të dalin nga dritarja nisën të më puthnin duart dhe të më thoshin “faleminderit gjysh, na shpëtove jetën”. Ata ikën në këmbë që këtu?Po, deri te shtëpia ecën në këmbë. Pastaj erdhi policia dhe njerëz të tjerë e nisën të shuanin zjarrin me mjete rrethanore dhe me ujë që e sillnin me kova. Fëmijët i morën dhe i nisën poshtë për tek ambulancat. Me çfarë i nxorët fëmijët deri te makinat?Me batanije që këtu deri poshtë. Iu dhamë ne dy batanije dhe ata i morën që këtu deri poshtë, ku ishin makinat e policisë dhe ambulancat. Fëmijët i transportuan efektivët e policisë, të cilët kishin ardhur këtu për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.Sa kohë ka zgjatur transportimi i fëmijëve nga shtëpia deri tek ambulancat?Ndoshta mund të jenë dashur rreth 20 minuta, por pashë që ata, policët, po bënin përpjekje që të ecnin sa më shpejt, pasi vihej në diskutim jeta e fëmijëve. Ishte errësirë e plotë dhe rruga këtu është e vështirë dhe ata e kanë pasur akoma më tepër problem transportimin për shkak të errësirës. Megjithatë pashë që policia u angazhua. Në çfarë gjendje ishin fëmijët kur dolën nga shtëpia që digjej?Që këtu ata kanë ecur me këmbët e veta deri te shtëpia ime. Pastaj deri tek vendi ku ndodheshin ambulancat mund të them se kanë qenë gjallë. Por në çdo moment ata kërkonin ujë. Aman, na shpëtoni thoshin. Kur mbërritën atje mjekët u kishin dhënë ndihmën e nevojshme, por thanë se djegia ishte e rëndë dhe ata ishin të pashpresë.Prindërit e fëmijëve ku ndodheshin mbrëmë?Nëna e fëmijëve, Pranvera, kishte shkuar tek i vëllai i saj, sepse me sa mora vesh unë kishte sëmurë djalin e vogël. Ndërsa babai i fëmijëve, Sotiraq Preni, ka qenë në Greqi bashkë me djalin tjetër të madh Indritin. Sot me sa di unë ai është nisur dhe duhet të jetë duke mbërritur në shtëpi.Polici plagoset gjatë shuarjes së zjarritTIRANE - Gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në kodrën e Sharrës, në banesën e familjes së Sotiraq Prenit, një efektiv i policisë së Komisariatit nr.6, ka mbetur i plagosur. Ruzhdi Dedja, shofer i shefit të komisariatit, ka marrë plagë djegieje në trup. Dedja, sipas burimeve të policisë, ishte angazhuar bashkë me efektivët e tjerë për të shuar dëmet e shkaktuara nga rënia e zjarrit në banesë, ku mbetën të djegur dy fëmijë të mitur. Dedja menjëherë është nisur për në spitalin civil në kryeqytet, ku është vendosur në pavionin e djegieve. Pas mjekimit të marrë ai e ka kaluar rrezikun për jetën, pasi plagët nuk ishin të rënda. Paraditen e djeshme oficeri ka lënë spitalin dhe ka mbërritur në shtëpinë e tij.Porta e oborrit zë nën vete 4-vjeçaren, plagoset vëllaiFUSHE KRUJE – Porta e hekurit e shtëpisë zë nën vete motër e vëlla, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fushë-Krujës teksa të miturit po luanin në oborr. Burime të policisë së qytetit thanë se viktima është 4-vjeçarja Paola Muhaxhiri, ndërsa vëllai i saj 2 vjeç, Poeli është plagosur, por ka dalë nga rreziku për jetën. Ata po luanin jashtë shtëpisë, por papritur në momentin e mbështetjes te porta e madhe e hekurit ajo është rrëzuar, duke u rënë mbi trupat e tyre të vegjël. Në ato momente, të afërmit e fëmijëve ndodheshin brenda në banesë dhe kanë dalë jashtë sapo kanë dëgjuar të qara e djalit të vogël. Me urgjencë kanë ngritur portën e rëndë poshtë të cilës ndodheshin fëmijët. Të dy i kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por mësohet se vajza ka ndërruar jetë pa arritur ende të marrë ndihmën e parë. Ndërsa për 2-vjeçarin mjekët pohuan se megjithë goditjen është jashtë rreziku për jetën, pasi pesha më e madhe e portës ka rënduar mbi të motrën. Ekspertët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur skenën e fatkeqësisë dhe arsyet pse porta u shkëput lehtësisht për të rënë mbi trupat e dy fëmijëve të mitur. Familja Muhaxhiri kishte vetëm dy fëmijë. I ati i tyre, Esati punonte në Sarandë për të nxjerrë të ardhurat e familjes. r.n