Pagat: rritje në shtet, ulje të gjithë të tjerëveNga Bashkim Kopliku*“Janë rritur pagat”, buçet nga të gjitha anët gënjeshtra berishiste. Jo, nuk janë rritur pagat e shumicës së shqiptarëve, por janë rritur vetëm pagat e atyre që punojnë në shtet. Kj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Pagat: rritje në shtet, ulje të gjithë të tjerëveNga Bashkim Kopliku*“Janë rritur pagat”, buçet nga të gjitha anët gënjeshtra berishiste. Jo, nuk janë rritur pagat e shumicës së shqiptarëve, por janë rritur vetëm pagat e atyre që punojnë në shtet. Kjo rritje pagash është bërë në kurriz të të ardhurave që marrin shumica dërrmuese e shqiptarëve të tjerë: ata që nuk punojnë në shtet (të vetëpunësuarit, bizneset e punonjësit e tyre). Shumicës së shqiptarëve, këto 4 vjet, jo vetëm që nuk u janë rritur të ardhurat reale, por u janë zvogëluar.
* * *
Qeveria ka rritur pagat e punonjësve të shtetit, sidomos këto javët e fundit, thjesht për t’u blerë votat, pa pyetur fare për dëmin që u shkakton kjo të tjerëve, shumicës së shqiptarëve. Pagat duheshin rritur për të gjithë, e së bashku me rritjen e ekonomisë.
Kryeministri ynë i babëzitur pas pushtetit personal, po synon të blejë votat e nëpunësve të shtetit, duke u rritur pagat momentalisht - themi momentalisht, sepse me siguri pas kësaj rritjeje pagash, do të vijë ulja drastike edhe e pagave të tyre.
Edhe në vitin 2005, berishizmi bleu votat e nja 200-300 mijë vetëve, me premtimin e faljes së tokës që kishin grabitur. E kemi fjalën për informalët. Ajo blerje votash që u bë në vitin 2005, është e ngjashme me këtë blerje që po bëhet tani me rritjen e pagave të të punësuarve në shtet: në të dyja rastet bëhet duke abuzuar me pasurinë tonën, me pasurinë e grabitur nga shteti ynë, nga secili prej nesh.
Rritja artificiale vetëm e pagave të punonjësve të shtetit i sjell dëm ekonomisë së të gjithë vendit. Me pagat nuk mund të luajë sipas qejfit askush, as dhe një kryeministër. Pagat janë rezultat i zhvillimit ekonomik të vendit. Nëse në to ndërhyhet brutalisht, atëherë herët e vonë do të shfaqen çrregullime në ekonominë e vendit, që i paguajnë të gjithë.
Nuk çan kokën për ekonominë e vendit z. Berisha, kur është në lojë pushteti i tij personal - tashmë kjo dihet nga shumica dërmuese e shqiptarëve. Kështu e pat bërë edhe me piramidat financiare mashtruese, në vitin 1996-‘97. Atëherë shumë nuk e kuptuan se ku po i shpinte me “mrekullinë e piramidave”, e kuptuan vetëm kur humbën çdo gjë, dhe pastaj thanë: “Si nuk na thatë”. Ja ku po jua themi: mos besoni në “të mirat nga qielli” që ju sjell ky njeri, sa herë i duhet vota juaj: tashmë nuk e keni më për herë të parë!
* * *
Rritjen e pagave apo në përgjithësi të të ardhurave të popullsisë e djathta do ta zgjidhte krejt ndryshe nga qeveria aktuale.
E djathta ka prirje për t’u lënë sa më shumë lekë në dorë individëve, shqiptarëve, për t’i komanduar ata vetë, dhe jo për t’ia lënë t’i komandojë shteti. E djathta nuk është për rritjen pamasë të buxhetit të shtetit. Ajo beson se duke u lënë më shumë pará në dorë individëve (pra duke pasur një buxhet shteti jo që rritet pa pushim, si ky yni i këtyre 4 vjetëve), ekonomia do të rritej më shpejt, dhe kështu rritja e pagave dhe e të ardhurave, si e punonjësve të shtetit, si dhe e shqiptarëve të tjerë, do të ishte e natyrshme, e përgjithshme, pa dëmtuar njeri.
Por ky qëndrim bie ndesh me nevojën jetike të kryeministrit aktual për të blerë votat në prag të zgjedhjeve.
* * *
Pyesim të punësuarit te privatët, si dhe të vetëpunësuarit, dyqanxhinjtë, biznesi i vogël etj., e nga të gjithë marrim të njëjtën përgjigje: “Nuk jemi fare më mirë se para 4 vjetësh, madje jemi më keq.”
Vini re se kur berishistët guxojnë të ulërijnë vetëm për pagat e të punësuarve në shtet dhe jo për pagat a të ardhurat e shumicës së shqiptarëve.
* Marrë nga “Gazeta Shqiptare”