Engel: Opozita mund të bojkotojë zgjedhjet si në vitin ‘96Nga TemaGazeta vijon sot zbardhjen e dëshmive në seancën dëgjimore të Komisionit të Helsinkit pranë Kongresit amerikan. Diskutantët kanë shprehur shqetësim në lidhje me zgjedhjet e qershorit
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Engel: Opozita mund të bojkotojë zgjedhjet si në vitin ‘96Nga TemaGazeta vijon sot zbardhjen e dëshmive në seancën dëgjimore të Komisionit të Helsinkit pranë Kongresit amerikan.
Diskutantët kanë shprehur shqetësim në lidhje me zgjedhjet e qershorit dhe mundësinë e pajisjes së qytetarëve me karta dhe kanë deklaruar se dështimi me këto zgjedhje do të ishte fatal për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me aleatët.
Engel
Duke folur në panel, kongresmeni Eliot Engel tha se ka shumë njerëz që nuk kanë aplikuar për karta.
“Problemi është se shumë njerëz nuk kanë aplikuar për karta identiteti. Dhe njerëzit janë shumë të shqetësuar se a do mundet secili që do të ketë një kartë identifikimi, të jetë në gjendje ta marrë atë përpara zgjedhjeve. Tani, nëse do të flisni me Partinë Demokratike ose qeverinë e tyre, ata do të thonë absolutisht po. Nëse do të flisni me Partinë Socialiste, ata do të thonë absolutisht jo.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara po e monitoron këtë situatë. Problemi ishte se kartat e identitetit ishin të shtrenjta.
Tashmë besoj se me negociata e gjithçka tjetër kostoja është ulur te rreth 2 dollarë, çka mendoj se është një çmim i ndershëm dhe i përballueshëm.
Departamenti i Shtetit raporton se nuk ka informacione që kartat po shpërndahen në zona preferenciale për një parti apo ndonjë tjetër - që do të thotë që ka pasur ndershmëri në termat e shpërndarjes. Ne duhet të vazhdojmë monitorimin. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, për shkak se ne nuk duam që qindra-mijëra njerëz të mos kenë një kartë identiteti ditën e zgjedhjeve. Këto zgjedhje pa dyshim që do ndikojnë në mundësitë e Shqipërisë për të hyrë në BE ndonjë ditë. Dhe personalisht shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, - tha Engel.
Më pas ai sqaroi konfliktin e qeverisë me kryesuesen e misionit vëzhgues të ODIHR, e tha se i kishte këshilluar Berishës që ta pranonte atë në krye të delegacionit, pasi nuk janë shtetet ata që vendosin se kush do jetë në krye të monitoruesve.
“OSBE ka vendosur një kryesuese të misionit të vëzhguesve për zgjedhjet. Emri i saj është Audrey Glover. Dhe besoj se është nga Britania. Ajo ishte shefja e misionit të ODIHR gjatë zgjedhjeve problematike të vitit 1996. Raporti i saj kritikoi ashpër zgjedhjet, duke acaruar Sali Berishën, në atë kohë president. Ndaj fillimisht Berisha e kundërshtoi Glover, por më vonë u tërhoq, duke thënë se do e pranonte atë, çka mendoj se është një gjë e mirë.
Ndershmërisht, unë e këshillova atë ta pranonte, edhe pse ai ndjen se ajo mund të paragjykojë në raportin e saj. Besoj se ka qenë më mirë që ta pranonte se sa ta refuzonte. Shtetet nuk mund të vendosin se kush do i monitorojë ata. Këtë duhet ta bëjë, dhe ju e dini, një agjenci si OSBE që merr vendime”, - tha Engel.
Në fjalën e tij ai ka bërë thirrje që të mos ketë bojkot nga ana e opozitës për procesin zgjedhor. Engel, duke rikujtuar vitin 1996, tha se opozita ka një plan të tillë.
“Një nga gjërat së cilës i trembesha përpara se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste të nisnin këtë përplasje për kartat, ishte se Partia Socialiste e Edi Ramës kërcënonte se do bojkotonte zgjedhjet. Kjo ka ndodhur më parë. Dhe ndjesia ime është se, nëse një parti ndjen se është duke humbur dhe nxjerr këto arsye për bojkot, duke thënë se gjërat nuk janë të ndershme, nuk është e nevojshme që për shkak se ti po humbet, të bojkotosh e të thuash se kjo ishte e pandershme. Ndaj shpresoj të mos ketë bojkot. Shpresoj se gjërat do bëhen në mënyrë të ndershme. Besoj se do jetë kështu. Në çdo palë zgjedhje, gjithmonë ka vështirësi që duhen zgjidhur. Por, me aq sa shoh, me ato që na ka raportuar ambasada, ajo çka thonë monitoruesit, duket se këto do jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, - deklaroi Engel.