Pagesa e TVSH-së, bizneset e mëdha afat deri nesër
Kalimi i këtyre afateve të përcaktuara dhe në ligj, i ndëshkon subjektet me gjoba
Ervin KOÇI
Të gjitha subjektet e biznesit të madh kanë afat deri në datën 14 maj 2010 për deklarimin në FDP-ë në mënyrë elektronike për pagesën e TVSH-së për muajin paraardhës. Ky njoftim është bërë publik në faqen elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në rubrikën “Kalendari Tatimor” dhe u drejtohet të gjitha subjekteve “Biznes i madh” me qëllim kryerjen e detyrimeve brenda afatit të caktuar. Sipas udhëzimit të DPT-së, deklarimet e këtyre pagesave do të bëhen të gjitha në rrugë elektronike, procedurë për të cilën subjektet e biznesit tashmë janë udhëzuar se si duhet të procedojnë. Për të shmangur të gjitha ngatërresat dhe mungesën e orientimit për këtë proces, DPT-ja ka publikuar në faqen e saj elektronike një rubrikë të posaçme se si çdo biznes mund të orientohet për të kryer procedurat e deklarimit elektronik. Këto procedura janë shpjeguar në mënyrë kronologjike hap pas hapi për mënyrën që duhet të ndjekë çdo subjekt. Sipas kalendarit të përcaktuar nga administrata tatimore, nga subjektet private do të dorëzohen elektronikisht këto deklarata tatimore: 1. Formulari i deklarimit dhe pagesës së TVSH-së. 2. Formulari i deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi (TAP). 3. Formulari i deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Fitimin (deklarata vjetore). 4. Formulari i deklarimit dhe pagesës së Kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Procedurat on-line
Hyni në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al.
Rekomandohet përdorimi i programit “Internet Explorer”. Në të majtë të ekranit, nën titullin “Shërbimet elektronike”, klikoni mbi “Tatimet e mia”, që është e para në listë. Në ekran do të shfaqet dritarja që shërben për të hyrë në sistemin e deklarimit elektronik të tatimeve. Shkruani NIPT-in dhe fjalëkalimin (password) tuaj dhe klikoni mbi butonin “Log-In” (Hyr). Në këtë faqe të parë ju do të shihni në të majtë deklaratat tatimore dhe në fund opsionin “Ndrysho fjalëkalimin”. Duke klikuar mbi të, ju keni mundësi të ndryshoni fjalëkalimin sipas dëshirës. Në listën e deklaratave tatimore në të majtë të ekranit klikoni mbi atë deklaratë që dëshironi të plotësoni. Klikoni opsionin “Deklarim i ri”, i cili ndodhet djathtas listës së deklaratave tatimore dhe në ekran do t’ju shfaqet formulari përkatës me rubrikat që duhet të plotësoni. Dritarja që shfaqet ka në qendër një kuti ku duhet të vendosni adresën tuaj të postës elektronike (e-mail), e cila ju shërben të merrni konfirmimin për deklarimin e kryer. Në fund të ekranit, djathtas, klikoni butonin “Mbyll” për të ndërprerë deklarimin, ose butonin “Tjetër” për ta vazhduar atë. Dritarja që shfaqet pas klikimit të butonit “Tjetër” përmban informacion për periudhën tatimore që po deklarohet dhe të dhënat identifikuese të tatimpaguesit, të ngjashëm me informacionin që përmban kreu i Formularit të Deklarimit dhe Pagesës (FDP) që keni përdorur më parë. Në fund të ekranit, djathtas, klikoni butonin “Mbyll” për të ndërprerë deklarimin, ose butonin “Tjetër” për ta vazhduar atë. Dritarja që shfaqet pas klikimit të butonit “Tjetër” përmban trupin e FDP-së me rubrikat përkatëse.
Plotësimi i Formularit
Bëni kujdes në plotësimin e kësaj faqeje! Mos lini kuti pa plotësuar. Kur nuk keni vlerë për të shkruar, ju duhet të vendosni numrin. Më pas, në fund të ekranit, djathtas, klikoni butonin “Mbyll” për të ndërprerë deklarimin, ose butonin “Tjetër” për ta vazhduar atë. Dritarja që shfaqet pas klikimit të butonit “Tjetër” ka dy butona të mëdhenj në qendër që
ofrojnë dy zgjedhje. Kujdes!!! a) Nëse klikoni butonin “Ruaj për rishikim”, deklarata juaj do të ruhet në sistem në llogarinë tuaj dhe mund të ndryshohet deri në momentin që dërgohet, por ajo nuk është e vlefshme për organet tatimore. Ju keni afat deri në skadimin
e afateve kohore ligjore për përfundimin e procesit. B) Klikoni butonin “Përfunduar-Dërgo”, nëse ju e konsideroni deklaratën të përfunduar. Në këtë rast deklarata juaj nuk mund të ndryshohet më nga ju dhe konsiderohet e dorëzuar dhe e pranuar nga organi tatimor. Data kur ju klikoni këtë buton konsiderohet si data zyrtare e dërgimit të deklaratës nga ana juaj. Në përfundim, nëse deklarata juaj është me pagesë, në rubrikën “Dorëzuar” vendosni kursorin mbi deklaratën e muajit, shtypni butonin “Gjenero urdhër pagesë” dhe në ekran do t’ju shfaqet “Urdhër pagesa”, të cilën duhet ta dorëzoni në bankën ku do të kryeni pagesën. Nëse dëshironi, ju mund të printoni deklaratën për ta ruajtur për përdorim personal, duke klikuar mbi “Gjenero deklaratën”.
13 Maj 2010