E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria “s’ka vend” në PE

 Për Malin e Zi, Bosnjën, Turqinë dhe Serbinë u kryen votimet përkatëse të rezolutave nga Komiteti i Jashtëm i PE-së. Ish-raportuesi i Shqipërisë, Libor Rouçek, nga S&D, tha se Shqipëria nuk ka bërë progres dhe kjo ishte arsyeja që nuk kishte asnjë rezolutë.

"Mendoj se raportuesi dhe ne e ndajmë gjerësisht këtë këndvështrim, është i mendimit se nuk ka progres në Shqipëri për sa i përket çështjeve kyçe. Ai thote se nuk ka shumë gjëra për të shkruar pasi atje vijon sherrnaja, përleshja për pushtetin mes qeverisë dhe opozitës dhe si rezultat nuk kemi progres", tha Rouçek.

Kreu i delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, u shpreh se mungesa e Shqipërisë është e dukshme, teksa shtoi se në mars do të votohen rezolutat për Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Serbinë. “Kjo do të thotë se BE e sheh qartë se në kuadër të këtyre aktiviteteve të mëdha, ka një vend që mungon. Pa bërë shumë filozofi, mund të ndodhë që kur nuk ka lajm, është lajm i mirë, por në këtë rast kjo nuk është e vërtetë për Shqipërinë. Mendoj se është ende me rëndësi që partitë politike të vendit të jenë të angazhuara në një dialog konstruktiv politik për të përmbushur 12 kriteret. Pasi ajo që shohim më shumë tani janë akuzat se kush do të jetë përgjegjës për raportin e keq", tha Kukan.

Megjithëse këto rezoluta nuk vlera ligjore, Kukan shprehet se gjithsesi, se raportuesi nëse nuk ka progres, nuk ka pse harton një rezolutë.  "Siç janë gjërat tani, raport apo jo, dialogu në vend, reformat dhe përmbushja e 12 kritereve duhet të vijojë. Nëse e bëjnë një gjë të tillë, atëherë do të ketë një reflektim nga Parlamenti Evropian", shtoi. Rezoluta e fundit për Shqipërinë është hartuar nga raportuesi Nicolaos Chountis dy vite më parë. /Start/

                                                                                             2012-03-01 15:44
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›