Dënimi me vdekje është i pakorrigjueshëm
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Një raport i Këshillit të Europës synon të provojë se nuk është e nevojshme që disa të burgosur të ekzekutohen në mënyrë që të parandalohen të përsëritin krimet e tyre. Sigurisht një njeri i vdekur nuk mund të kryejë ndonjë krim tjetër. Përvoja e shumë vendeve që e kanë hequr dënimin me vdekje, tregon se autorët e krimeve të rrezikshme mund të mbahen në mënyrë të sigurtë larg prej publikut pa iu drejtuar ekzekutimit. Ata që akuzohen janë vetëm një përqindje shumë e vogël e të gjithë kriminelëve dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar, se një autor i një krimi të rëndë ka më shumë të ngjarë të përsërisë një krim, sesa çdo lloj tjetër krimineli. Ekzekutimi në thelb ka të bëjë me marrjen e jetës së dikujt për t i parandaluar ata të kryejnë krime hipotetike në të ardhmen – të cilat shumica dërrmuese sidoqoftë nuk do t i përsëriste. Ekzekutimi mohon plotësisht parimin e rehabilitimit dhe të respektit për të drejtat e njeriut. Kriminelët nuk janë një specje jonjerëzore, por qënie njerëzore të cilët janë produkt i shoqërisë. Shpesh krimet e kryera ishin pak minuta të jashtëzakonshme në jetën e autorit të krimit, të kryera në rrethana shumë stresuese dhe të pazakonta ose kulmi i viteve vuajtjesh prej abuzimit dhe brutalitetit.
Kundërshtarët e dënimit me vdekje gjithnjë argumentojnë se ekziston një rrezik i ekzekutimit të të pafajshmëve, që nuk mund të zbutet prej procedurave si prova e ADN-së. Rreziku i bërjes së një gabimi dhe ekzekutimit të një personi të pafajshëm është një rrezik real. Gabime ndodhin shumë më shpesh sesa e vënë re shumica e njerëzve. Dhe kur jeta merret njeherë, nuk ekziston asnjë mundësi e kthimit të saj. Në Shtetet e Bashkuara, që prej vitit 1976, kur Gjykata e Lartë rivendosi dënimin kapital, më shumë se 87 njerëz janë liruar prej radhës së vdekjes pasi janë shpallur të pafajshëm.
Gjatë të njëjtës kohë, mbi 650 persona janë ekzekutuar. Kjo do të thotë, se për çdo shtatë njerëz të ekzekutuar, një i tetë – krejtësisht i pafajshëm – vuan burgimin në radhën e vdekjes. Gjithshtu ka patur 23 raste të dokumentuara, në të cilat njerëz të pafajshëm janë ekzekutuar gabimisht që në fillim të 1900-s dhe ky numër ka të ngjarë të jetë i ulët, për shkak të vështirësisë për të përcaktuar pafajësinë, pasi personi ka vdekur.
Dënimi me vdekje nuk është i nevojshëm që të luftohet terrorizmi dhe krimi i organizuar.
Nuk ekziston asnjë provë se krimi i organizuar dhe terrorizmi pakësohen prej ekzistencës së dënimit me vdekje. Në fakt, zyrtarët përgjegjës për luftën kundër krimeve politike dhe terrorizmit kanë vënë në dukje në mënyrë të përsëritur se dënimi me vdekje mund të ketë efektin e kundërt – ekzekutimet mund të
krijojnë martirë, kujtimet e të cilëve bëhen një pikë revolte për organizatat terroriste dhe për veprime të mëtejshme të terrorizmit. Statistika dhe të dhëna prej vendeve që e kanë hequr dënimin me vdekje vazhdimisht provojnë se nuk ekziston asnjë lidhje ndërmjet dënimit me vdekje dhe shkallës së kriminalitetit – kjo përfshin vendet në tranzicion drejt demokracisë.
SHBA, përse e mban dënimin me vdekje?
Gjithnjë sipas Raportit të Këshillit të Europës, “Shtetet e Bashkuara mund të jenë një demokraci, por ashtu si vendet e tjera demokratike nuk janë një demokraci e përsosur. Ato kanë pikat e forta dhe të dobëta, aspekte ku janë më shumë a më pak “demokratike”. Duke vazhduar këtë forme barbare dhe anakronike të ndëshkimit – edhe për të miturit apo të sëmurët mendorë apo me zhvillim të vonuar – Shtetet e Bashkuara janë jashtë linjës së demokracive të tjera dhe standarteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut – dhe, në këtë aspekt, janë “jodemokratike”. Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian kritikojnë fuqishëm Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e praktikimit të dënimit me vdekje. Kritika gjithashtu, vjen edhe nga brenda. Mënyra në të cilën administrohet dënimi me vdekje në Shtetet e Bashkuara është gjithashtu objekt shqetësimi i mbarë botës dhe i brendshëm, veçanërisht për natyrën e tij, që raportohet të jetë raciste dhe diskriminuese. Për shembull, mbi gjysma e atyre që ndodhen në radhën e vdekjes në Shtetet e Bashkuara, janë me ngjyrë. Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, e cila shqyrtoi 28 studime
të përgjithshme, që përmbanin të dhëna empirike në lidhje me dënimet me vdekje, zbuloi “një model prove që tregonte pabarazi racore në akuzimin, dënimin dhe imponimin e dënimit me vdekje. Diskriminimi ndaj të varfërve, të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë një mbrojtje të përshtatshme, gjithashtu është i provuar mirë.
Njëzet vjet më parë një tjetër demokraci, Franca, e pa veten e saj jashtë linjës së fqinjëve të saj europianë. Siç kujton pionieri i heqjes së dënimit me vdekje në Francë, Robert Badinter, në vitet 70 Franca ishte në mënyrë të vazhdueshme nën presion prej partnerëve europianë për të hequr një ndëshkim kaq çnjerëzor dhe mizor.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008