Kur Shqipëria jetonte me ligjet e luftës
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Në ligjet e Shqipërisë demokratike nuk zënë më vend nene me emërtime të tilla si Tradhtia ndaj Atdheut, Diversioni, Sabotimi, Pjesëmarrja në një organizatë kundër Pushtetit Popullor apo Veprimtaria armiqësore para Çlirimit, apo ndëshime për ata që veprojnë kundër interesave të bashkimit të republikave socialiste sovjetike, një pjesë e të cilave tashmë janë të tejkaluara. Por kanë mbetur në fuqi (përshtatur) ligjet për spiunazhin, organizimin ose pjesëmarrjen në bandat e armatosura, gjenocidin, veprimet terroriste etj.
Shqipëria jetonte me paranojën e një lufte “imagjinare”. Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të sistemit socialist të cilët sidomos në vitet e para të pasluftës kishin aktivitet, ishin prezent në seksionet e kodit penal të vitit 52, i cili parashikonte një numër nenesh për gjendjen e luftës. Ligjet e luftës dhe të përmbysjes së rendit kushtetues, që zënë gati ¼ e ligjeve të këtij kodi, janë më të ashprit dhe thuajse në çdo nen parashikojnë si ndëshkim ekstrem, dënimin me vdekje. Madje, një dënim i tillë nuk kursehej as në rastin e humbjes së flamurit nga frika, dhe padiskutim në rastin e dezertimit, moszbatimin e urdhrave, përhapjen e panikut, mosdhënien e mjeteve të transportit, dhënien e informatave armikut, dorëzimin e forcave ushtarake, largimin pa leje nga reparti apo vendi i luftimit etj.
Ndërkohë, në kodin penal të vitit 1995 nuk mungojnë disa kapituj të trashëguar, me një masë të zbutur ndëshkimi për të quajtura “Krime kundër rendit Kushtetues”, “Kundër pavarësisë dhe integritetit”. Kështu, në nenin 208 parashikohet dënimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm, për dorëzimin e territorit një shteti tjetër. Po kaq ndëshkohet dorëzimi i forcave të armatosura (neni 209) dhe në mënyrë të ngjashme, marrëveshja për dorëzim territori apo provokim të luftës (nenet vijuese të kodit të vitit 1995). Nëse me kodin penal të vitit 52, këto vepra zakonisht ndëshkoheshin me vdekje, tani edhe organizimi i një ndërhyrjeje të armatosur dënohet deri në 15 vjet burg dhe vënia në shërbim të shteteve të huaja, deri në 10 vjet. Nuk kemi parë (në vitet e pluralizmit) asnjë lloj ndëshkimi për këtë vepër, ( gati-gati duket se spiunazhi nuk ekziston ose nuk ekzistojnë armiqtë e jashtëm).
Ndëshkimi më i rëndë në kodin penal të vitit 1995 është parashikuar në seksionin “Krime kundër Kushtetutës„ ku neni 219 i tij, paraqet si të tillë, vrasjen, rrëmbimin apo aktet e tjera të dhunës ndaj përfaqësuesve më të lartë të shtetit për të përmbysur rendin. Dënimi shkon nga 15 deri në burgim përjetshëm. Kryengritja për të rrëzuar rendin kushtetues kushton minimalisht 15 vjet, ndërsa në rolin e organizatorit, dënohet si burgim i përjetshëm (neni 228). Më pak ndëshkohen thirrjet për dhunë (më pak se aktet), por sakaq, përhapja e shkrimeve antikushtetuese kushton deri në 3 vjet burg (neni 225).
Pavarësisht nga ligjet e shkruara, në pjesën më të madhe të rasteve, krijimi i organizatave apo partive kundër regjimit socialist u ka kushtuar qindra njerëzve tortura dhe pushkatime. Por, sot, krijimi i një organizate të tillë, të kundraligjshme për të përmbysur rendin kushtetues nuk përbën dënim më të rëndë se 5 vjet. (Rasti më i keq, kur shoqata është shpërndarë njëherë për aktivitetin e saj antikushtetues). Neni 224 thotë: “Rikrijimi i një partie, organizate ose shoqate të shpërndarë si antikushtetuese apo vazhdimi i veprimtarisë në mënyrë të fshehtë ose të hapur, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.”
Incidentet ndërkombëtare
Nga krahasimi i kodeve penale vihet re një zbutje e dukshme e dënimit për vepra me karakter të tillë, si fyerja e përfaqësive të huaja, (me 3 vjet heqje lirie), fyerja e simboleve kombëtare si himni dhe flamuri i shteteve të huaja etj (me 1 vit heqje lirie), të përfshira në seksionin “Krime që cënojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera.„. Ndërkohë, që incidente të tilla, pas luftës e deri në vitet ‚80-të, konsideroheshin provokacione tepër të rënda në marrëdhëniet mes shteteve dhe dënoheshin jo më pak se 10 vite burg (të formuluara si provokim i prerjes së marrëdhënieve diplomatike me R.P. të Shqipërisë).
Në ligjet e Shqipërisë demokratike nuk zënë më vend nene me emërtime të tilla si „Tradhtia ndaj Atdheut“, diversioni, sabotimi, pjesëmarrja në një organizatë kundër Pushtetit Popullor apo veprimtaria armiqësore para Çlirimit, një pjesë e të cilave tashmë janë të tejkaluara.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008