Paguaj 500 USD në vit, që të përdorësh makinën në fundjavë
Kryeministri Sali Berisha përfshin kryetarin e opozitës, Edi Ramën, në listën e atyre personave që do të kenë targë zyrtare. Kreu i qeverisë theksoi se kryetari i opozitës në shumë vende të botës është i barazvlefshëm me një ministër. Në projektligjin për "rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë", përcaktohet që targë zyrtare, si gjithë drejtuesit e lartë të shtetit do të ketë edhe kreu i opozitës dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Në rastin e kryetarit të PS-së, që është njëkohësisht edhe kryebashkiak i Tiranës, ai do të përfitojë vetëm nga njëri post. "Me targë zyrtare do të jetë kreu i opozitës, i cili lëviz në shumë vende dhe në të gjithë botën trajtohet i barabartë me një ministër. Por zoti Rama t‘i harrojë të dyja bashkë. Se tani që u zgjodh prapë, nuk thonë dot se po i bëj favore", tha Berisha. Përveç ministrave dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, projektligji nuk i jep të drejtën e targës zyrtare asnjë zyrtari tjetër për transportin e tij.
Megjithëse u tregua bujar me drejtuesit e institucioneve kushtetuese, shefi i qeverisë vazhdon të shtrëngojë rripin e buxhetit edhe për këtë kategori. Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe ministrat, në rast se do të përdorin makinat shtetërore gjatë fundjavës, do të jenë të detyruar të paguajnë 50 mijë lekë ose 500 dollarë në vit për karburantin e makinës së tyre. "Edhe për grupin që përfiton automjete ka dy propozime. I pari, që të drejtën e përdorimit të automjeteve jashtë zyre ia jep Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe Kryeministrit dhe jo zyrtarëve të tjerë. Por unë kam një propozim të dytë, që t‘u lejohet targa zyrtare dhe t‘u njihet e drejta e përdorimit jo zyrtar të automjetit, bëhet fjalë për fundjavat, me kushtin që duke filluar nga Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri duhet të depozitojnë në llogarinë e institucionit 50 mijë lekë në vit për karburantin", u shpreh Berisha. Kryeministri e specifikoi këtë rast për ata drejtues të cilët duan ta përdorin automjetin në kohën jashtë zyrave, në fundjavë. "Por nëse ka prej tyre të pasionuar në drejtimin e makinës dhe nuk kanë nevojë ta përdorin atë në fundjavë, nuk e depozitojnë këtë shumë. Mendoj se kjo është një përgjigje më e drejtë, sesa lënia e së drejtës së përdorimit të automjetit vetëm tre funksionarëve të shtetit, por kjo e drejtë t‘u njihet edhe funksionarëve që u njihet me ligj mbajtja e targës zyrtare, me kushtin që të depozitojnë në fillim të vitit në llogarinë e institucionit të tyre shumën që propozova", tha Berisha. Të drejtën e targës zyrtare do ta ketë edhe kryetari i opozitës, i cili në shumë vende në trajtimin zyrtar barazohet me një ministër, si dhe kryetari i bashkisë së qytetit. Sakaq, lidhur më zyrtarët e tjerë, në kategorinë e parë, me targë jozyrtare janë vlerësuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarët e bashkive të mëdha të qarqeve. Këtyre zyrtarëve u jepet për transportin një bonus 45 mijë lekë, ku përfshihet amortizimi dhe karburanti. "Natyrisht, mendoj se Parlamentit duhet t‘i lihet fleksibilitet që të mund të respektojë distancën. Parlamenti ka një sekretariat për buxhetin. Ndaj mendoj se mesatarja të jetë kjo shumë që do t‘i jepet Parlamentit dhe më pas t‘i lihet në diskrecion sekretariatit ta përcaktojë, pasi nuk mund të jetë e njëjtë Tirana me Gjirokastrën, apo Tropojën e Kukësin", shtoi Berisha.