Braçe: Zgjedhjet? Jemi në krizë si më 26 maj
Partia Socialiste duket e vendosur në qëndrimin e saj për marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, përsëriti edhe një herë dje qëndrimin zyrtar të selisë rozë se grupi parlamentar shkon në Parlament nëse qeveria merr parasysh kërkesën për hapjen e kutive të votimit. Sipas Braçes, dhunimi i votës së lirë dhe të fshehtë ka futur në krizë demokracinë në këtë vend. "Sali Berisha manipuloi zgjedhjet e 28 qershorit dhe për këtë, ai është sot shkaktari i kësaj krize!
Sot jemi përballë një krimi të përsëritur - manipulimit të zgjedhjeve, një keqbërësi përsëritës - Sali Berishës dhe të njëjtës krizë si 13 vite më parë, asaj të pas zgjedhjeve të 26 majit 1996", theksoi Braçe. Por, shtoi ai, PS-ja gjatë gjithë kohës ka qenë e qartë dhe korrekte dhe ka të gjithë vullnetin për të zgjidhur këtë krizë. Ne, tha Braçe e dimë që procesi zgjedhor ka mbaruar dhe nuk po kërkojmë të ndryshojë rezultatin. "Po kërkojmë të vëmë procesin zgjedhor nën një dimension legal - të vërtetës ligjore, përmes një instrumenti kushtetues - hetimit, në referencë të një standardi ndërkombëtar - transparencës", vijoi ai. Duke vënë theksin te transparenca, deputeti i PS-së theksoi se në një shtet demokratik kjo duhet të ndodhë me çdo votë. "Garantimi i transparencës përmes hetimit të zgjedhjeve është hapi i parë që zgjidh krizën dhe hap rrugën për zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta. Ky nuk është një vendim personal i Edi Ramës, por i Partisë Socialiste, partisë më të madhe në vend. Në emër të saj nuk mund të flasë kurrkush, as Ilir Meta që paturpësisht ka nisur të marrë angazhime në emër të opozitës", nënvizoi deputeti Braçe. Duke mos qenë dakord as me raportin e ndërkombëtarëve për monitorimin e zgjedhjeve, Braçe tha se "raporti i ODIHR-it është një raport vëzhgimi, nuk është raport hetimi! Ai ka sjellë fakte të forta për sjelljen e ‘Ëild dog-ut‘ qeveritar, shfaqur gjatë zgjedhjeve. Faktet e Raportit të ODIHR janë indicie të forta që forcojnë kërkesën për hetim. Hetim që do të prodhojë një të vërtetë reale, të thelluar e faktuar mbi zgjedhjet". Braçe këmbënguli se "çereku i së vërtetës mbi votat, të numëruara keq dhe shumë keq, konstatuar në raportin e ODIHR- duke përdorur mundësitë e pakta të kufizuara deri këtu nga Berisha, ka nisur të dalë në dritë, duke filluar nga kryeqendra e manipulimit të votave, Shkodra, territori elektoral i dhunuar nga numri 2 i shtetit formal, Jozefina Topalli". Duke përfunduar deklaratën e tij, Braçe theksoi se e vërteta duhet të dalë në dritë plotësisht edhe në Tiranë, edhe në Berat, kudo ku vota është vjedhur, përmes hetimit dhe një raporti hetimi.
E.Gjura