Paguajmë për mish vendi dhe blejmë mish importi
Autori i Lajmit: Denisa Kona
“Dini gjë ku shitet mish vendi? Kemi kohë që nuk kemi ngrënë një thelë të tillë”. Këto janë dialogje amvisash që rregullisht dëgjojnë nga goja e shitësve: “Për mish vendi e kam marrë” dhe çdo herë provojnë zhgënjimin e përsëritur të mishit pa shije. Tashmë të gjithë e kanë vënë re, se pjatat tona e kanë humbur shitjen e parë. Çfarë ka ndodhur?
Mishi që blejmë tek kasapët, disa herë edhe ai i paketuari, nuk kanë asnjë etiketë ku të shënohet se çfarë cilësie dhe të kujt vendi janë. Me gojë shitësit të thonë në është viç apo dele dhe gjithnjë “i vendit”. Tregtia vazhdon të jetë tërësisht gojore si në një panair të vjetër. Nuk ka asnjë normë, nuk ka tregje të standardizuara të mishit, nuk ka informacion mbi atë çfarë blejmë.
Tregtia e mishit është në disfavor të xhepit, shijes dhe sigurisë sonë ushqimore. Blejmë me çmimin e mishit të vendit mishin e importit, duke u dhënë mundësinë tregtarëve të tij, që të shtojnë fitimet e tyre padrejtësisht. Ndërkohë, pas kaq muajsh me mish maqedonas, bullgar apo grek, ende nuk shihet një përpjekje nga instancat përkatëse shtetërore, që të detyrojnë tregtarët dhe shitësit t i bashkëngjisin prodhimit të dhënat për produktin, përfshirë edhe origjinën e tij që është shumë e rëndësishme.
Shpesh, njerëzit mashtrohen duke parë gjak përpara dyqanit, në pragun e kasapit duke harruar se viçat bullgarë nuk e kalojnë gjithnjë kufirin në gjendje të paketuar nëpër qese apo në formën e nëprodukteve si sallam dhe proshuta. Jo rrallë kanë frymë deri në dyqanet e lagjjeve tona, ku i shohim të lidhur pas ndonjë shtylle, e për fat të keq, nuk mund të na tregojnë se nga kanë ardhur. Por, e keqja tjetër është se ne nuk mundemi as t u kërkojmë sa herë blejmë, fletën shoqëruese shitësve të tij. Nuk ndihen të detyruar të na e tregojnë dhe, kur e kanë kaq të thjeshtë të na gënjejnë me “garancinë”- “mish vendi”, çfarë do t i pengonte që ta zgjeronin pak më tej gënjeshtrën, se nuk e kanë blerë me letra, por ua sjell gjithmonë njëri nga ky apo ai fshat...!
Mishi i importit ka përmbytur tregjet, supermarketet, dyqanet, lokalet. Importi është i ligjshëm po aq sa e drejta e përzgjedhjes. Por problemi qëndron gjetkë: Për ta thënë më thjesht me fjalët e një konsumatori: “Ne mashtrohemi dhe vidhemi. Të vendoset etiketa e çdo prodhimi, që të mos blejmë “goglat për grurë” e kushdo me koshiencë të zgjedhë në do të konsumojë mishin e vendit apo të importit”.
Pse nuk vihen etiketat? Kuptimi është i thjeshtë: Nuk u leverdis tregtarëve, pasi kështu, ose do të duhej të vinin një çmim shumë më të lirë për mishin maqedonas (pasi me të njëjtin çmim të gjithë do të zgjidhnin mishin e vendit), ose duhet të prisnin humbjen e klientelës. Nëse do të ngjaste kjo, fatlumturisht do të shihnim që nuk do t u dukej më me leverdi të këmbenin një viç vendi me tri bullgarë duke i parë t u kalbeshin në çengela.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008