E Diel, 1 Nëntor 2026

“Berisha më 21 prill ka shkatërruar demokracinë”

Autori i Lajmit: red.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga sekretarja Rajonale për qarkun e Vlorës, Brizida Gjikondi, dhe nga sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Luan Rama, zhvilluan dje disa takime me qytetarë të Vlorës. Në këto takime Meta ka pohuar se ende nuk po funksionon shteti ligjor, sepse procesi i tranzicionit po zgjatet në mënyrë krejtësisht të pajustifikuar. Ai tha se nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, kur për tri orë ndryshohen themelet e shtetit, ndryshohet Kushtetuta e vendit. “Nuk ka se si të vendoset shteti ligjor, kur bëhet një rregullore në Parlament, e cila rrëzon Kushtetutën dhe që nuk është një rastësi, por është një vazhdimësi e atij puçi të 21 prillit mbi Kushtetutën", - theksoi Meta. Njëkohësisht ai është ndalur dhe tek ndryshimet më të fundit që iu bënë rregullores së Parlamentit, të cilat i quajti si përpjekje e Berishës që për t i lidhur duart Presidentit të Republikës. Ndërsa me këto ndryshime, theksoi ish-kyeministri Meta, Presidenti i Republikës firmos çfarë t i thotë apo çfarë dëshiron Sali Berisha. Gjithashtu, ai shprehu shqetësimin e tij edhe për sa i përket bashkëpunimit të ngushtë të deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët sikurse i quajti Meta, janë kthyer tashmë në bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Berisha, si në natën e 21 prillit, kur miratuan ndryshimet e Kushtetutës apo edhe me konsensusin që i dhanë ata për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Ai tha se Berisha duhet t i hapte rrugë referendumit dhe jo t u turrej gjykatave.

Ky lajm është publikuar: 11/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›