Prodhimet tona janë më bio se përpara 90-s
Autori i Lajmit: red.
“Ushqimet shqiptare nuk kanë qenë asnjëherë më tepër “Bio” Kështu thotë zëdhënësi i shtypit i Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Rexhep Shahu, duke kundërshtuar mendimin e specialistit Lavdosh Ferruni. Duke e shpjeguar situatën me pamundësinë ekonomike të Shqipërisë për një bujqësi inorganike, Shahu shprehet se fermerët tanë e kanë të pamundur për të blerë kimikate në sasinë e duhur dhe në vend se nga mbidozimi, kemi problemin se plehrat kimike nuk u hidhen prodhimeve në sasinë e duhur.
-Situata optimiste që paraqisni në bujqësinë tonë, a ka statistika ku të bazohet?
Ka një shpjegim e gjitha kjo. Përpara 90-s, e gjithë Myzeqeja që ishte hambari i prodhimit tonë, “infektohej” me helikopter me superfosfatin e Laçit dhe Nitratin e Fierit. Toka jonë ishte e mbytur në kimikate. Ndërsa pas 20 vjetësh, situata është krejt e ndryshme. Prodhimet tona bujqësore janë vetëm 15% të kimikatizuara, ndërsa para 90-s ishin 100%. Atëherë kur konsideroheshim vend me prodhime bio, ishim shumë më pak bio sesa jemi sot. Sot, Ministria e Bujqësisë nuk mund të ndërmarrë më fushata të tilla të spërkatjes dhe trajtimit me pesticide. Ne, edhe po të duam, nuk na lë njeri të marrim helikopterin dhe të spërkasim, as kur të mbjellat i pushton reja e karkalecit, sepse bëjmë dëme në të tjera.
-Nga mund të sigurohet konsumatori, se perimet dhe frutat nuk janë të trajtuara me doza kimikatesh mbi normativat? Në Institutin e Shëndetit Publik pohojnë se analiza të tilla nuk bëhen, pasi mungojnë programet monitoruese…
Jo të gjitha analizat bëhen në Institutin e Shëndetit Publik. Këto analiza që thoni ju, i bëjmë në laboratoret e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Qendrat tona të Transferimit të Teknologjive dhe për analiza më të specializuara është Instituti i Kërkimeve të Ushqimit. Por kuptohet, nuk është se analizat për pesticidet bëhen përditë. Bëhen kur ka ndonjë problem, ndonjë situatë të dyshimtë, kur dikush, një prodhues është i interesuar për t i bërë jo vetëm për sasinë e kimikateve, por edhe për cilësinë e kimikateve të importuara.
-Pra, kontroll të vazhdueshëm sistematik, sikurse për ujin e pijshëm, nuk ka. Nëse nuk ka asnjë fermer apo tregtar të interesuar për analiza të tilla, për to është vazhdimisht i interesuar kondumatori. Si arrini ju si ministri ta monitoroni situatën dhe çfarë rezultatesh konkrete keni nga analizat e kryera?
Kontrolle të vazhdueshme nuk bëhen se kanë kosto, por sa herë që nevojitet. Ju thashë që nuk është problem tek ne mbidozimi me kimikate. Problemi tek ne është i kundërt: Fermerët nuk i hedhin dozat e duhura të plehut kimik prodhimit të tyre.
Shahu
“Zonat me ndotje industriale prodhojnë në sasi të papërfillshme”
Lidhur me konstatimin, se në ish-zonat industriale me ndotje të lartë të tokës kultivohen prodhime të ndryshme, zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë shprehet se në përgjithësi këto zona si Porto-Romano, Laçi, Pylli i Sodës në Vlorë etj, nuk janë prodhuese ose kanë sasi të papërfillshme prodhimi. Po përtej kësaj, problemi shtrohet tek ndërgjegjësimi i popullatës që jeton në këto zona, për rrezikun e konsumimit të prodhimeve në toka të helmuara. Ndonëse këto zona nuk janë furnizuese të mëdha të tregut, ato së paku shërbejnë për të përballuar nevojat e vetë familjeve të fermerëve dhe të zonës rrotull. Shahu pranon se nuk ka depistim mbi shëndetin e popullatës, lidhur me ndikimin e ushqimit të infektuar, gjë që do të kërkonte një ndjekje shumëvjeçare të situatës. Krahas politikave të mëdha, duhet të mendohet edhe për grupet minore në risk prej ushqimeve të infektuara me pesticide e nutrite.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008