“Berisha dhe Oketa të zbatojnë vendimin e Kushtetueses”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste i kërkon kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ish-ushtarakët. Deputeti i PS-së, Pirro Lutaj, pohoi dje se Qeveria e sotme, duke mos e konsideruar veten qeveri të të gjithë shqiptarëve, nuk ka mundur të fshehë qëndrimet e veta cinike dhe antihumane ndaj ish-ushtarakëve dhe ish- punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit. “Për të ilustruar këto fakte vlen të theksojmë se Qeveria nuk ka plotësuar detyrimet ndaj ish-ushtarakëve për trajtimin suplementar të tyre, megjithëse një gjë e tillë rrjedh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që mban datën 26.2.2007. Ne e dimë shumë mirë se gënjeshtrat dhe mashtrimet e atyre që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit nuk duan ta zgjidhin problemin e ish-ushtarakëve, sepse nuk i konsiderojnë votuesit e tyre”, - tha Lutaj. Ai kërkoi që Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes të marrin masa urgjente për të filluar zbatimin e detyrimeve që kanë në bazë të ligjit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për trajtimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura. Sipas tij, trajtim po kaq të padrejtë po marrin dhe ish-punonjësit e policisë, të cilët në bazë të ligjit përfitojnë pagesë kalimtare. Lutaj tha se qeveria “Berisha”, pasi i transferoi, degradoi dhe së fundi i largoi nga shërbimet e policisë, vazhdon të reflektojë ndaj kësaj shtrese të nderuar antihumanizmin dhe antiligjin e saj. Ai shtoi se po kjo qeveri, shkaktare e Gërdecit, po lejon aktin e paprecedent dhe antiligjor, atë të trajtimit të efektivave të Policisë së Shtetit duke mos u përputhur pagën me gradën që ata mbajnë aktualisht. “Dje u nënshkrua protokolli i pranimit në NATO. Për fat të keq, dhe për turpin e të gjithë neve, Ushtria jonë hyri në NATO pa komandant të Forcës së Bashkuar dhe pa shef të Shtabit të Përgjithshëm. Kjo besoj nuk ka nevojë për komente të tepërta”, - tha Lutaj. Deputeti i PS-së tha se partia që ai përfaqëson do të mbështesë çdo iniciativë të ish-ushtarakëve, ish-punonjësve dhe punonjësve aktualë të Policisë së Shtetit, por edhe të grupeve të tjera të shoqërisë, që kërkojnë të drejtat e tyre të ligjshme.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008