E Diel, 1 Nëntor 2026

Material qe i vjen ne ndihme shqiptareve qe mund te perballen apo jane nen procese te drejtesise italiane

CONSOLATO DELLA REPUBBLICA D'ALBANIA
Giovanni Firera
Konsulli i Nderit
I nderuar zoteri,
ne lidhje me gjendjen Tuaj te burgimit, nen kujdesjen e te nenshkruarit Konsull i Nderit te Republikes se Shqiperise ne Piemonte, dott. Giovanni Firera Ju paraqitet sa me poshte vijon.
MOTIVI I BURGIMIT.
Ju mund te jeni derguar ne burg
a) Sepse arrestuar ne flagrance te nje shkeljeje ( jeni kapur ne aktin e kryerjes se nje shkeljeje o, menjehere pas, keni qene ndjekur dhe ndaluar nga policia o nga private te tjere, o,pastaj, keni qene kapur ne befasi me gjera ose gjurme nga te cilat eshte dukur qe, menjehere para, keni kryer nje shkelje) o sepse i nenshtruar ndalimit (dyshohet, mbi baze provash te forta,qe ju te keni kryer nje shkelje e qe keni nder mend te arratiseni);
b) sepse i nenshtruar mases seruajtjes se sigurise ne burg ( jane prova te forta qe ju te keni kryer nje shkelje dhe qe mbahen te qendrueshme kerkesat e sigurise - te cilat mundesia o rreziku i ndotjes se provave, rreziku i arratisjes,rreziku qe ju mund te kryeni shkelje te tjera - qe justifikojne burgimin tuaj ne pritje te zhvillimeve te procesit ne te cilin jeni i perzier.
c) sepse, pasi keni qene ushtruar procedimit penal , jeni denuar me vendim qe eshte bere perfundimtar (i pakundershtueshem me apel o ankese ne Kasacion).

TE DREJTA E MUNDESI PER MBROJTJE
Ne lidhje me rastet e vecanta te lartpermendura, ju mund te shfrytezoni te drejta e mundesi mbrojtjeje te ndryshme:
a) brenda 96 oreve nga arrestimi ne flagrance o nga ndalimi ( pervec rastit te gjykimit te drejtperdrejt), ju duhet te paraqiteni perpara nje Gjykatesi per Hetimet Paraprake per te ashtuquajturen "seance e miratimit": ne kete vend do te merreni ne pyetje, ne prani te avokatit tuaj, mund te shfrytezoni te drejten per te mos u pergjigjur ose mund te shpjegoheni per mbrojtjen tuaj; Gj.H.P do te vendose nese arrestimi ose ndalimi jane kryer nen respektimin e ligjit o nese eshte e duhur ose jo te jape ndaj jush nje mase sigurije( per shembull. ruajtje sigurije ne burg, arrest prane vendbanimit, detyrimin e paraqitjes prane policise gjyqesore);
b) pas nenshtrimit te mases se ruajtjes te sigurise ne burg, ju duhet te paraqiteni, ne prani te avokatit tuaj dhe brenda 5 diteve,perpara Gjykatesit qe ka urdheruar burgosjen tuaj per te ashtuquajturen " marrje ne pyetje garancije": ne kete vend , nese nuk do te shfrytezoni te drejten per t'u mos pergjigjur, do te mund te paraqitni mbrojtjen tuaj dhe, me pastaj, Gjykatesi vete do te mund te vendose nese t'ju leje te lire o te jape ndaj jush mase tjeter sigurije me te lehte (per sh.arrest prane vendbanimit, detyrimin e paraqitjes prane policise gjyqesore );
c) pas burgosjes sipas ekzekutimit te nje vendimi perfundimtar, ju (pervec rastit te kundershtimit te urdherit te ekzekutimit) do te filloni te shlyeni denimin tuaj ne burg, por mundeni, nese e kur do te jene premisat, te kerkoni qe t' i nenshtroheni masave alternative nga burgimi.

Ne rastet a) e b), kur Gjykatesi (zakonisht Gjykatesi per Hetimet Paraprake) te kete vendosur qe Ju duhet te qendroni ne burg ne pritje te zhvillimeve , eshte e mundur (por jo gjithmone e keshillueshme) te paraqitni ankese, brenda 10 ditesh nga komunikimi i vendimit te vete Gjykatesit, te ashtuquajtures "Gjykate e Lirise": perpara nje Organi te tille, me ndihmen e avokatit tuaj, do te mund te shpjegoni mbrojtjen tuaj e po te jete e mundur te perfitoni zhburgimin ose neshtrimin me mase tjeter ruajtje( e cila : ndalimi i largimit nga territori i shtetit, detyrim i paraqitjes tek policia gjyqesore, largim nga shtepia familiare, ndalim e detyrim i vendbanimit, arrest prane vendbanimit).

Ne cdo rast, procedimi ne vijim do te vazhdoje e ju do te duhet te vleresoni , me ndihmen e avokatit tuaj , cilen rruge te ndiqni:
- nese te perballoni procesin e zakonshem, duke u mbrojtur me furnizimin e provave qe ju shfajesojne sic deshmitare,dokumente, ekspertim;

- nese te kerkoni e te perballoni gjykimin e shkurter, duke u mbrojtur mbi bazen e akteve te mbledhura ne hetimet e duke perfituar, ne rast denimi, nje 'zbritje' deri ne nje te treten e denimit te mundshem;

- nese te kerkoni te ashtuquajturin "kompromis" e, pra, te evitoni vete procesin e vertete nepermjet nje marreveshjeje me Prokurorin e Shtetit mbi denimin qe mund t'ju jepet konkretisht, " te zbritur" deri ne nje te treten.
Ne rastin c), kur te jete nje urdher i ekzekutimit ne aplikimin e nje vendimi te denimit petfundimtar,ju keni te drejte t' i kerkoni Gjykatesit ose Gjykates se Mbikqyrjes:

- leje si shperblim ( n.q.se jeni sjellur mire nuk jeni i rrezikshem per shoqerine),

- pune jashte (ne disa raste te vecanta),

- lirimin me perpara ('zbritje' nga 45 dite per cdo gjashtemujor te kaluar ne burg, nese keni mbajtur qendrim te mire dhe keni marre pjese ne aktivitetet e organizuara ne burg),

- gjysem lirije (duke dale diten e duke u kthyer ne darke, n.q.se mund te marresh pjese ne aktivitete pune ose rivendosje e duhen disa kushte paraprake)

- burgim prane vendbanimit (nese keni mbushur 70 vjec e nuk jeni perserites; nese, duke patur me pak se 4 vjet denim, jene grua shtatzene, nene ose baba femijesh nen 10 vjec, person me gjendje shendeti me probleme, person me i madh se 60 o me i vogel se 21; nese, duke patur me pak se 2 vjet denim, nuk nevojiten kushte paraprake per t'u besuar ne prove tek sherbimet shoqerore);

- besim ne prove tek sherbimet shoqerore (nese duhet te kryeni me pak se 3 vjet denim e nese nga vezhgimi i personalitetit tuaj jane binde qe nuk do te kryeni shkelje te tjera; nese , duke qene person qe varet nga perdorimi i substancave o i alkolit, keni per te shlyer nje denim nen 6 vjet - o 4 vjet per shkelje me te renda - e i nenshtroheni trajtimit per riaftesimin);

- lirim me kusht ( kur keni shlyer te pakten gjysmen e denimit),

- nxjerrja jashte territorit te shtetit e qytetarit te huaj (si mase alternative nga burgimi, nese denimi per t'u shlyer akoma eshte nen 2 vjet e nuk kane qene kryer disa shkelje te renda, Gjykatesi i Mbikqyrjes, edhe sipas kerkeses se qytetarit te huaj te denuar, mund te vendose nxjerrjen jashte nga territori italian nepermjet shoqerimit ne kufi, gjithmone nese eshte siguria e plote mbi identitetin e personit dhe Autoritetet e vendit te origjines te kene leshuar dokumentet e pershtatshme per riatdhesimin).
AVOKATI
Nga momenti i arrestimit o, sidoqofte nga momenti qe i nenshtroheni procesit penal, ju keni te drejte te keni nje avokat.
Nese nuk keni emeruar nje avokat te besuar, autoritetet proceduese zgjedhin per ju, ' duke nxjerre' emrin nga nje liste perkatese, nje avokat te caktuar nga gjykata.
Avocati i caktuar nga Gjykata mund te permbushe (kryesisht) te gjithe aktivitetet mbrojtese qe jane te vlefshme per ju, ekzaktesisht njolloj sic avokati i besuar; njekohesisht, por ashtu si avokati i besuar, avokati i caktuar nga gjykata nuk mund ta kushtoje punen e tij 'falas', por duhet te shperblehet nepermjet pageses (nga ana e juaj ose te tjereve) te honorareve dhe shpenzimeve.
Kjo, pra, pervec rastit ne te cilin te jete e mundur te perfitohet e ashtuquajtura " mbrojtje falas", sipas se ciiles eshte " Shteti italian" qe do te paguaje avokatin tuaj.
Per kete qellim eshte e nevojshme:
- te keni pasur nje te ardhur, ne vitin e fundit 'tatimor', jo me te madhe se € 9723.84 ( e shtuar nga € 1032 per cdo pjesetar tjeter te familjes qe rezulton nga zyra e gjendjes civile);
- te drejtoni kerkesen perkatese te pranimit gjykatesit procedues, duke dhene nje seri te dhenash e ( po qe nevoja) dokumentash te vlefshme per te provuar gjendjen tuaj familjare dhe te ardhurat tuaja(per te ardhurat e fituara jashte shtetit, eshte i nevojshem vertetimi nga autoritetet konsullore ose te ambasades shqiptare);
VINI RE MIRE:

kjo leter, per motive te dukshme, nuk mund ne asnje menyre te shpjegoje gjithshka;

Konsullata, me konsulentet e vet, eshte ne dispozicion per cdo kerkese te dhenash e sqarimesh te metejshme;

mund te kontaktoni o te beni qe te kontaktojne Konsullaten ne kete:

numer tel. 011.7802918
Fax n. 011.7801430
e-mail consolato@consolatoalbania.net

dhe mund te drejtoni kerkesat tuaja per ndihme ose dokumentacion ne adresen e Konsullates.
Consolato della Repubblica d'Albania in Piemonte -
Corso Francia, 137 10093 Collegno (Torino)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›