"Paja u perplas me autobusin"
Tirane- Procesi ne ngarkim te "mjeshtrit" te arratisjeve, Ilir Pajes ka vazhduar dje me degjimin e deshmitareve te akuzes. Rrahman Demiraj, shofer ne linjen e autobuseve te Unazes, ka treguar dje momente te perplasjes se Pajes me autobusin dhe me pas me motorin, ne te cilen ndodhej punonjesi i policise. "U futa ne stacionin e urbanit, prane Farmacise numer 10. Ne ato momente po zbrisnin e po hipnin njerez. Kam degjuar te shtena. Me vone nje makine ngjyre bojeqielli apo blu, u perplas tek fundi i autobusit. Te gjithe pasagjeret qe ishin brenda nisen te ulerinin", ka nisur te tregoje deshmitari. Me tej ai ka sqaruar se automjeti pas perplasjes me autobusin, ka devijuar nga rruga. Shoferi i kesaj makine, kishte dhene indietro dhe kishte shtypur nje njeri me motor, te cilin me pas e kishte marre zvarre. Ngjarja per te cilen akuzohet Paja, ka ndodhur me daten 6 mars te vitit 2008 rreth ores 10:00, kur punonjesit e policise Bledi Haxhimali dhe Roland Mete, me detyre agjent ne njesine e operacioneve speciale, ne Drejtorine e Policise Tirane, kane qene me sherbim ne vendin perballe maternitetit "Koco Glozheni" Tirane.