Del per pune, zbulon pakon e eksplozivit te dera e shtepise
A. Bushi
Lac- Nje sasi eksplozivi eshte vendosur nga persona ende te paidentifikuar ne apartamentin e familjes se Trendelina Sh.,, ne lagjen nr. 4 te qytetit te Lacit. Vete gruaja 40 vjecare ka zbuluar sasine e dinamitit te futur ne nje qese teksa shkonte per ne vendin e punes, ku tregtonte shtypin e perditshem. E shokuar nga ngjarja, Trendelina i eshte drejtuar rreth ores 06:00 komisariatit te Lacit, duke denoncuar dhe kerkuar ndihme. Fillimisht agjentet nuk i kane besuar duke u shprehur se ne qese u gjeten gjurmet e gishtave te saj, por me tej lenda e eksplozivit u dergua ne Laboratorin Kriminalistik per ekzaminime te metejshme. Ne deshmine e saj Trendelina Sh., ka rrefyer se behej gati per te shkuar ne pune rreth ores 05:30 te mengjesit te djeshem si per cdo dite, kur per pak eshte penguar ne nje sixhade te vendosur te dera, poshte te ciles zbuloi edhe pakon misterioze. "Teksa pashe se brenda kishte dinamit i kerkova ndihme babait tim dhe me pas denoncuam ne polici", ka thene gruaja e shokuar nga ngjarja. Ajo shprehet se nuk ka pasur asnje konflikt dhe se autoret mund te kene ngaterruar shenjestren e tyre. Menjehere pas lajmerimit nje grup hetimor ka shkuar ne pallatin ku u gjet eksplozivi per te kryer verifikime. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dhe bene me dije se po hetojne per te zbuluar autoret e ngjarjes.
Hetimet
Policia e Lacit mori ne cilesine e proves materiale pakon ku ishte vendosur sasia e eksplozivit, ne te cilin ishte vendosur fitili dhe prane tij nje cakmak. Hetuesit thane se dyshohet qe ky akt te kete qene presion ndaj familjes ne shenje paralajmerimi, por mbeten mister shkaqet e konfliktit.