Heroine dhe hashash, aziatiku 11 vjet burg
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje me 11 vjet burg, nje emigrant nga Kazakistani, i cili jetonte prej vitesh ne Greqi, per trafik te lendeve narkotike. Gjate seances se djeshme gjyqesore, 47-vjecari, Aleksandros Dhetinidhis, ka kerkuar pafajesi para trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Gurali Brahimllari, duke pretenduar se sasia prej 14 kilograme lende narkotike, nuk ishte e tija. Nga ana tjeter avokati mbrojtes ka kerkuar para gjykates lirimin e te pandehurit, pasi ai nuk kishte lidhje me sasine e droges. Dy seanca me pare prokurori i ceshtjes i kerkoi gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 9 vjet burg per te pandehurin. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri 47-vjecar ka ndodhur me 7 prill te vitit 2008. Emigranti nga Kazakistani eshte ndaluar ne kufirin shqiptaro-grek te Kakavijes, ndersa transportonte nje sasi te konsiderueshme lendesh narkotike drejt territorit grek. Dhentinidhis eshte ndaluar nga uniformat blu te Kakavijes, ne momentin qe me automjetin e tij tip "Toyota", me targa IHP 8033, po transportonte ne drejtim te shtetit grek, sasine e lendes narkotike. Pas nje kontrolli te imtesishem agjentet me ndihmen e qenit te antidroges, kane gjetur ne pjesen e brendshme te tapicerise se automjetit sasine prej 7 kg heroine dhe 7 kg hashash. I pandehuri kishte ardhur ne vendin tone me daten 4 prill te nje viti me pare, nga pika kufitare e Kakavijes. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, i pandehuri nje dite perpara se te vihej ne pranga ishte nisur nga Tirana, ne drejtim te shtetit fqinj, Greqise, vend ne te cilin jetonte prej disa vitesh. Po ashtu, nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se i pandehuri ka qene i skeduar dhe me pare per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike". Keshtu sipas te dhenave te marra, ka rezultuar se Dhentinidhis, ka qene i denuar ne Greqi me 7 vjet burg, per implikimin e tij ne rrjetet e trafikut te transportit dhe shitjes se lendeve narkotike. I pandehuri do te vuaje denimin ne nje burg te sigurise se zakonshme.
R.Caushaj
R.Caushaj