Pajaziti: Ishte vendim politik
Ish-ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti ka deklaruar se ndryshimet në kabinetin qeveritar janë bërë sipas një vendimi politik të kKryeministrit.
“Ndërrimet në kabinetin qeveritar janë bërë sipas vendimit politik të Kryeministrit, pasi kjo është në mandatin politik dhe kushtetues të tij, andaj edhe përgjigjen për ndryshime e jep Kryeministri Thaçi”, ka thënë Pajaziti, pasi i dorëzoi detyrën Ministrit të ri, Bajram Rexhepi.
I pyetur nëse largimi i tij është bërë për shkak të vjedhjes në dhomën e provave dhe grevës së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Pajaziti ka thënë se asnjëra nga këto dy raste nuk kanë qenë në adresë të tij si drejtues i MPB-së.
“Ne e kemi nxjerrë Ligjin për Policinë, kemi bërë transformime prej Policisë së UNMIK-ut në Policinë e Kosovës. Ne e kemi bërë sistemin e ri të pagave, gjatë mandatit tonë dy herë, pra kemi bërë ngritje të pagave në polici. Mendoj që në këtë drejtim policia do të na mbajë pak në mend”, është shprehur ai.
Ndërkaq, ministri i sapoemëruar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi e ka vlerësuar punën e bërë nga Pajaziti, duke thënë se do t’i vazhdojë punët e mira dhe ballafaqimin me të gjitha sfidat.