E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuele: Serbia t’i zgjidhë problemet me fqinjët

Komisionari i BE’së për Zgjerim, Stefan Fule deklaroi se qëndrimi i Bashkimit Europian sa i përket integrimit të Serbisë dhe çështjes së Kosovës ka mbetur i pandryshuar.

“Nuk do t’i lidhim këto dy çështje. Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen paralelisht me integrimet evropiane, para hyrjes në BE”, ka thënë Fule në një intervistë për gazetën beogradase, "Politika".

Por, Fule ka shtuar se cilido vend që synon t’i bashkohet BE’së “duhet të demonstrojë se ka marrëdhënie të mira me fqinjët e tij, të bazuar në bashkëpunim, tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë”.

Ndërkaq, në lidhje me deklaratat e zyrtarëve serbë se midis anëtarësimit në BE dhe Kosovës, ata do të zgjedhin këtë të dytën, Fule tha se nuk beson se dikush të ketë kërkuar nga ata që të bëjnë këtë lloj zgjedhjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›