Vetëm Thaçi e di
Dy ditë pas emërimeve të reja, Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka dhënë detaje bindëse për largimin e ministrave që tashmë kanë bërë dorëzim-pranimin e posteve ministrore.
Ai ka thënë se “arsyen e largimit të tyre e di vetëm Kryeministri”.
Kreu i ekzekutivit ka thënë të premten, pas mbledhjes së Qeverisë, se procesi i vlerësimit të punës së secilit ministër ka qenë jo i shkurtë.
“Ju e dini se ka qenë një proces jo edhe i shkurtë. Ka qenë një proces i një vlerësimi të gjithanshëm, i konsultuar, por edhe i vlerësuar në nivelin profesional, politik dhe qeverisës, me vlerësimin e punës së suksesshme. Por natyrisht tash jemi dy vjet pas pavarësisë dhe nevojat, kërkesat janë rritur dhe kërkohet rritje e efektivitetit në Qeveri”, ka thënë Thaçi.
Ai nuk ka pranuar ta ketë shpërblyer Lutfi Hazirin me postin e Ministrit të Kulturës, për rezultatin e zgjedhjeve në Gjilan, duke thënë se nuk dëshiron të merret me spekulime dhe me komentime në baza partiake.
“Unë as nuk shpërblej, as nuk ndëshkoj. Unë vlerësoj punën e secilit ministër që punon në Qeverinë time dhe nuk merrem me vlerësime të pozicioneve të njerëzve në baza partiake apo të opinioneve që mund të paraqiten, mund të them debate politike kudo që të jenë. Kështu që unë këtu prezantoj qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, prezantoj opinionin tim se të emëruarit në dikasteret e veçanta kanë përgjegjësi shtesë në thellimin e reformave dhe rritjen e suksesit”, është shprehur Thaçi.
Kreu i ekzekutivit të vendit nuk ka dashur të merret shumë me akuzat e ditëve të fundit nga ana e opozitës, e cila riformatimin e ka konsideruar si rritje edhe më të madhe të korrupsionit.
Ndryshe, në këtë mbledhje të Qeverisë, Thaçi ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me mekanizmat ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe opozitën për të mirën e qytetarëve të vendit dhe të ardhmes së Kosovës, duke shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe duke investuar në drejtime të dobishme për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Duke vazhduar angazhimet në procesin e integrimeve evropiane, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin për themelimin e Ministrisë për Integrim Europian, e cila do të jetë përgjegjëse për bashkërendimin e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian. Agjencia për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Europian, me miratimin e këtij vendimi do të shkrihet në kuadër të kësaj ministrie. Fushëveprimi, kompetencat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Integrimit Europian do të përcaktohen me akt të veçantë juridik.
Qeveria ndër të tjera ka aprovuar vendimin për krijimin e Komisionit për negocimin çmimeve për blerjen e ndërtesave të ambasadave të Republikës së Kosovës si dhe ka aprovuar mbështetjen e financiare për ART’në në operacionet e saj për eliminimin e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile në Kosovë.