Nënshkruhet marrëveshja, autostrada nis më 1 maj
Ministria e Transportit dhe e Postë-Telekomunikacionit nënshkroi sot marrëveshjen me kompaninë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdar.
Express mëson se punimet për ndërtimin e segmentit të parë dhe të dytë, nga Vërmica deri në Qafë të Dules, do të fillojnë zyrtarisht më 1 maj të këtij viti.
Financimi i kësaj pjese të punimeve do të bëhet nga buxheti i Kosovës dhe nuk guxon ta kaloj shumën 120 milionë euro.
Marrëveshja e arritur i jep të drejtë Qeverisë që pas secilit segment të përfunduar ta shkëpusë kontratën me Bechtelin.
Gjithashtu kontrata mund të shkëputet edhe në rast se kompania ndërtuese tejkalon shumën e paraparë për investime, në secilin segment.