"Nobel", shpallen fituesit në ekonomi
Është njoftuar sot edhe çmimi i fundit për sezonin e çmimeve "Nobel", i cili i përket fushës së ekonomisë. Ky çmim iu dha amerikanëve, Elinor Ostrom dhe Oliver Williamson.
Ostrom është gruaja e parë që fitoi këtë çmim për ekonomi që nga krijimi i tij 40 rreth vjet më parë. "Reagimi im i parë ishte habia dhe vlerësimi i madh. Ka shumë, shumë njerëz që janë përpjekur së tepërmi në këtë fushë, prandaj zgjedhja ime për këtë çmim është një nder i madh për mua", tha Ostrom pasi mësoi për vlerësimin. Çmimi ishte vërtetë një surprizë e madhe, unë jam pak e shokuar", ka thënë ajo nëpërmjet një deklarate telefonike. Ostrom është pedagoge e shkencave politike në Universitetin e Indianas. Ostrom u vlerësua për pikëpamjet e saj, sipas së cilave, komunitetet lokale, shpesh i menaxhojnë burimet e përbashkëta më mirë sipas një koordinimi të hartuar prej tyre, se sa kur rregullat vendosen nga autoritetet, bëri të ditur komiteti i dhënies së çmimit. Komiteti Suedez e vlerësoi zonjën Ostrom për faktin se tregoi se prona e përbashkët mund të menaxhohet me sukses nga grupe të cilat e shfrytëzojnë atë. Komiteti tha se Williamson zhvilloi një teori ku firmat e biznesit shërbejnë si struktura për zgjidhje të konflikteve. Williamson, është profesor në universtietin e Kalifornisë,. Çmimi "Nobel" në ekonomi është i fundit në serinë e çmimeve "Nobel" për këtë vit. Gjatë javës që kaloi u dhanë çmimet "Nobel' për Letërsinë , Mjekësinë, Fiziken, Kiminë dhe nobeli për Paqen.