E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAD: Kartat e Identitetit, arritje e shkëlqyer e qeverisë Berisha

Partia Aleanca Demokratike vlerëson se pajisja e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti është një arritje e shkëlqyer e qeverisë Berisha dhe e  koalicionit të djathtë. Nënkryetari i PAD-së, Arben Demeti tha sot gjatë një konference për shtyp se "procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti është madhore dhe e krahasueshme me bërjen e vendit me Kushtetutë dhe një arritje akoma më madhe se rruga e Durrës-Kukës". Ai u ndal tek kritikat e Partisë Socialiste lidhur me këtë proces, duke shtuar se "shpesh herë ato kanë rënë edhe në nivele qesharake, si në respektime aftesh dhe  ndjekje procedurash". Por kjo, nënvizoi Demeti nuk asnjë rëndësi, rëndësi ka që ky proces aq modern tashmmë është vendosur në baza të konsoliduara. Procesi ka filluar dhe po vazhdon normalisht në një rrugë pa kthim", tha Demeti, ndërsa  vuri në dukje se është fakt i njohur që PS për 8 vjet në pushtet nuk arritit ta realizojë këtë proces. Arsyet, sipas tij, kanë qenë paaftësia, mungesa e vizionit, mediokriteti dhe korrupsioni që i ka kushtuar Shqipërisë një dëm me pasoja të pallogaritshme, në një sabotim monstruoz të interesave të Shqipërisë. Nënkryetari i PAD-së u bëri thirrje përfaqësuesve të Partisë Socialiste "të paktën të heshtin nga turpi që nuk e realizuan këtë proces, por që po e kryen qeveria e Berisha në mënyrë të shkëlqyer".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›