Pajtueshmëria si strategji e re në Tatime
Administrata tatimore është e angazhuar për të inkurajuar rritjen e nivelit të zbatimit të ligjit në kuadër të komunitetit të sipërmarrjes në vend. Sistemi i tatim-taksave është i bazuar kryesisht te vetëvlerësimi i deklarimeve të tatimpaguesit. Orientimi i viteve të fundit është bazuar në ndërtimin e strategjive operacionale për përmirësimin e nivelit të pajtueshmërisë së tatimpaguesve me sistemin tatimor dhe në zbutjen e rreziqeve më të mëdha të këtij sistemi karshi tatimpaguesve.
Biznesi dorëzon në organet tatimore shumë dokumentacion. Një pjesë e këtyre dokumenteve nuk kanë gjetur përdorim të mirëfilltë. Pyetja e parë që na vjen ndër mend është: përse do ti përdorë organi tatimor gjithë këto të dhëna? Përgjigjja është se u kemi thënë tatimpaguesve se do ti përdorim. Pra çfarë duhet të bëjmë?
Po të pyesim sot administratën tatimore se cilat janë detyrat kryesore që ka, ajo menjëherë të përgjigjet: të mbledhim taksat; të shërbejmë; të llogarisim detyrimet sipas ligjit dhe të kontrollojmë ata që nuk kanë një pajtueshmëri si gjithë të tjerët.
Kemi një tendencë të re në administratën tatimore. Ajo kërkon ta organizojë punën dhe të punojë si një kompani biznesi, kërkon të organizojë vetveten. Kjo kërkon përkushtim, trajnim të personelit dhe përdorimin e metodave moderne në rekrutimin e punonjësve të rinj. Fenomenet e reja në zhvillimin e biznesit kërkojnë që të kemi një strategji të pajtueshmërisë, e cila do të na çonte në zvogëlimin e boshllëkut tatimor.
Në të kaluarën e afërt, administrata tatimore e ka adresuar strategjinë e saj mbi riskun vetëm në aspektin e zbatimit të programeve me një qasje ciklike. Tatimpaguesit prireshin të trajtoheshin me të njëjtën strategji veprimi dhe zbatimi të programeve, duke u bazuar vetëm në zbatimin e operacioneve me forcë. Në fakt, nga eksperienca e gjithë këtyre viteve, një qasje e tillë nuk është as efikase, por as efektive, dhe të bazuar mbi këtë përfundim, prej një viti Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka miratuar një model të menaxhimit të riskut në referencë të modelit të OECD-së dhe Bashkimit Europian. Metodikat e përdorura kanë krijuar barriera, të cilat duhen kapërcyer, të ndërthurura me zhvillimin politiko-social të vendit në vite. Aktualisht është detyrë me rëndësi të veçantë ndërgjegjësimi i tatimpaguesve nëpërmjet edukimit dhe trajtimit sipas parimeve të administrimit, përdorimi i formave moderne të komunikimit dhe krijimi i lehtësive për deklarimin dhe pagesën, pa shmangur përsosjen e metodave të kontrollit sipas riskut të paraqitur nga tatimpaguesit.
Si ndikon strategjia e përmbushjes në uljen e boshllëkut tatimor?
Përgatitja e një strategjie ka qëllimet kryesore që duhet të arrijë, mjetet me të cilat do të veprohet, imazhin që do të prezantojë dhe bashkëpunëtorët që do të zgjedhë për të realizuar misionin e saj. Në këtë kontekst, hartimi i një strategjie për Menaxhimin e Riskut të Pajtueshmërisë merr një rëndësi të veçantë se kemi të bëjmë me një zhvillim në formën e evoluimit.
Elementet e kësaj strategjie, si:
- Të strukturuara rreth segmenteve kryesore të industrisë së tatimpaguesve;
- Të fokusuara në secilin prej tatimeve të administruara në lidhje me raportimin, paraqitjen, dhe rreziqet e pagesës;
- Të përshkruajnë metodën e të ardhurave për çdo segment të industrisë në trajtimin e problemeve të identifikuara të pajtueshmërisë;
- Të përshkruajnë proceset për raportimin ndaj angazhimeve të përcaktuara në strategjinë për të siguruar se aktivitetet e planifikuara janë kryer dhe rezultatet e pritshme janë arritur etj., reflektojnë në planet operacionale.
Mbarëvajtja e programeve të planifikuara që të zhvillohen gjatë vitit 2012 do të synojnë për të maksimizuar numrin e tatimpaguesve, të cilët zgjedhin vullnetarisht të deklarojnë dhe paguajnë tatimet në përputhje me ligjet tatimore.
Programi do të përfshijë:
- Identifikimin e rreziqeve të pajtueshmërisë;
- Analizen e rreziqeve;
- Prioritizimin e rreziqeve që kërkojnë trajtim imediat;
- Trajtimin e rreziqeve duke zgjedhur instrumentet e modelit të pajtueshmërisë që është konsideruar në vendet me eksperiencë pozitive si më efektivi dhe me më pak kosto për të arritur rezultatin më të mirë të pajtueshmërisë; si dhe
- Vlerësimin e rezultateve të përpjekjeve të pajtueshmërisë për të ushqyer në strategjinë e pajtueshmërisë për vitin e ardhshëm.
Këto modele bazohen në fokusimin e tatimpaguesve me risk, bazuar mbi hapa të mirëpërcaktuar, të: (1) identifikimit të segmenteve të tatimpaguesve, industrive dhe kategorive të individëve me risk; (2) të vënies së tyre në prioritetet për tu trajtuar nga administrata me instrumentet dhe strukturat e saj; (3) të trajtimit sipas kuadrit ligjor të kategorive të identifikuara; (4) të vlerësimit të rezultateve të kësaj mënyre menaxhimi të riskut.
Fokusi i administratës tatimore është orientuar përditë e më tepër drejt grupit të tatimpaguesve me risk për të ardhurat tatimore dhe në përputhje me normat ndërkombëtare, konsiderohen ata që:
- Nuk janë regjistruar për qëllime tatimore;
- Nuk deklarojnë në kohë;
- Nuk raportojnë detyrime tatimore të sakta;
- Nuk i paguajnë tatimet në kohë.
Të gjitha këto elemente janë në drejtim të qëllimit final të çdo strategjie: ngushtimi i boshllëkut tatimor. Boshllëku tatimor si koncept ekonomik është diferenca midis asaj që mbledhim dhe asaj që duhet të mblidhnim sipas ligjit. E kthyer në raport me tatimpaguesin, kemi diferencën e asaj që deklarohet dhe paguhet me atë që duhet të deklaronte dhe paguante tatimpaguesi.
Boshllëku tatimor lind si pasojë e keqinterpretimit të një akti ligjor apo të vetë ligjit, nga mosdashja e zbatimit të tij, nga pakujdesia, nga kompleksiteti dhe ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe arsye të tjera.
Cili është plan-veprimi:
Kemi detyrimin që nëpërmjet shërbimit të tatimpaguesve ti themi biznesit se duhet te keni kujdes nga ky ligj apo akt sepse ekziston rreziku që ju të bëni gabime dhe, për pasojë, merrni penalitete.
Të marrim në analizë bizneset, pasqyrat financiare të tyre. Të bëjmë kontakte me kontabilistët e tyre.
Fenomene si:
- Përqindja e ulët e mbledhjes së tatimeve, sidomos në zonat rurale.
- Inspektorët janë të ngjitur pas tavolinës dhe karriges.
- Traditë të penalizimit të çdo gabimi.
- Traditë për të dyshuar te çdo tatimpagues.
Minimizimi i tyre do të na çojë në një frymë pajtueshmërie midis organeve tatimore dhe tatimpaguesve. Kjo është analiza që ne bëjmë. Kur bëjmë kontrolle masive në një zonë, ne e kuptojmë se kemi të bëjmë me një teatër tatimor me skenar. Këto kontrolle ne kemi insistuar ti ndajmë më problematiket, për shembull për klinikat, studiot, mjekët e veçantë, hotelet, kazinotë apo lojërat e fatit etj. Kemi insistuar të hartohen dokumente ku tëe thuhet kështu do të merreni me çështjet e pajtueshmërisë. Ne jemi të pakënaqur që 50% e bizneseve paguajnë shumë pak TVSH apo raportimi i shitjeve më pak se pragu i përcaktuar. Ne kërkojmë të shpjegohet te tatimpaguesit kjo situatë. Këto fenomene mund të trajtohen si anomali, por ne kërkojmë ti trajtojmë si probleme të papajtueshmërisë së biznesit me ligjin, si probleme që duhet tu nënshtrohen realiteteve të reja.
Strategjia e pajtueshmërisë, e përcaktuar për drejtimin e planeve operacionale, do të mbështetet mbi vlerat pozitive të arritura dhe të prezantuara në Planin Strategjik 2012-2015 për të udhëhequr zhvillimin e segmenteve të tjera të administratës tatimore, të cilat janë relevante për kryerjen e strategjisë. Kjo është sfida jonë.
Analiza e boshllëkut tatimor është një temë shumë e gjerë. Arsyeja pse sot trajtohet nga ky këndvështrimi marrëdhënia tatimpagues tatime,
