E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skena gati për një marrëveshje me Iranin

20-04-2012 / Nga David Ignatius (Uashington Post)

Bisedimet  me Iranin, rreth posedimit tё armëve bërthamore sapo kanё filluar, por tashmë “paraja e zgjuar” në Teheran është tashmë basti i varur nga një marrëveshje. Kjo pjesëz e inteligjencës vjen nga indeksi i aksioneve tё Teheranit; vetëm një ditë pas hapjes se bisedimeve Teherani postoi rritjen e madhe ditore qё ka vijuar ndёr muaj, e cila u mbyll me një rekord të lartë. Investitorët e Teheranit mund të jenë pak fajtor nё lidhje me mënyrën e tё menduarit, pra “etjen e madhe” nё arritjen e një marrëveshje që do të lehtësonte sanksionet ekonomike, tё cilat, sipas tyre po i zënë frymën vendit. Sipas mendimit tim, ata mund tё kenë të drejtë. Deri më tani, Irani po ndjek një “skenar” gradual të “daljes shpëtimtare”, për të shpëtuar nga një program bërthamor. Pikërisht pёr kёtё program Rusia dhe Kina kanë sinjalizuar njё rrezikshmëri tё lartё. Iranianët duken se janë nё buzë të humnerës por nuk duken “tё etur” për shpëtim. Pas seancës së parë gjatë ditës së shtunë në Stamboll, mekanika e një zgjidhjeje përfundimtare ishte mjaft e qartё: Irani do të bie dakord për të ndaluar pasurimin e uraniumit në nivelin 20 % dhe për të ndalur punën në një strukturë nëntokësore pranë Qom, ndërtuar posaçërisht një pasurim të niveleve tё larta. Në “gjuhën” e këtyre bisedimeve, iranianët do t’i përshkruajnë veprimet e tyre jo si lëshime ndaj Perëndimit, por si proces nё "ndërtim të besimit", masa  që synojnë nё demonstrimin e seriozitetit tё premtimit publik, bёrё nga lideri i tyre suprem Ali Khamenei gjatё muajit shkurt, ku thuhej se posedimi i armёve bërthamore konsiderohet si një "mëkat i rëndë". Edhe Perëndimi do ta përshkruante atё si një lehtësim të sanksioneve, pra si "reciprocitet". Korniza themelore u krijua javë më parë, në një shkëmbim letrash mes negociatorëve kryesorë. Catherine Ashton, e cila përfaqëson "P5 +1",Grupin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit tё OKB-së dhe Gjermaninë, propozoi një "stërvitje për ndërtimin e besimit me qëllim lehtësimin e një dialogu konstruktiv mbi bazën e reciprocitetit dhe një afrimiteti hap-pas-hapi”. 
Kryenegociatori iranian, Saeed Jalili, u përgjigj: Derisa Perëndimi ishte i gatshëm të njohë të drejtën e Iranit për energji bërthamore, për qëllime paqësore, “Bisedimet tona, për një bashkëpunim tё bazuar  mbi parimet dhe reciprocitetin mbi çështjen bërthamore të Iranit, mund të fillojnë”. Statusi i Jalili si Përfaqësuesi personal i liderit suprem ishte me një rёndësi tё madhe. Bashkëpunimi "Hap pas hapi" dhe "reciprociteti", janë dy “rrugё” tё rëndësishme nё arritjen e rezultatit tё dëshiruar. Ato shënojnë një proces dinjitoz qё do  t’u lërё hapёsirё lëshimeve tё duhura; pak a shumë si formula që Presidenti Obama  përdori në fjalimin e tij inaugurues në janar tё 2009-s, kur ai sinjalizoi “shtrirjen” e tij në Iran: Ne kërkojmë tё ecim përpara duke “hapur” një rrugë të re qё bazohet në interesin dhe respektin reciprok". Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu ka luajtur rolin e shumёpritur në këtë koreografi, duke kritikuar negociatorët, tё cilёt ranë dakord për një  tjetër raund bisedimesh më 23 maj në Bagdad, pa marrë si kёmbim asnjë lёshim. "Përshtypja ime e parë është se Iranit i është dhënё shumё liri", tha Netanjahu. "Irani ka  pesë javë kohё të vazhdojë pasurimin pa asnjë kufizim". Një dorëheqje e përsosur, përbuzëse mjaftueshëm për të mbajtur iranianët (dhe amerikanët, gjithashtu), tё shqetësuar pёr nismën e ndonjë sulmi ushtarak nga ana e Izraelit gjatё kësaj vere. Kjo do tё ndodhte vetëm nëse nuk kishte përparime gjatё këtyre bisedimeve. Tani për tani,  iranianët nuk duken gati për një shtrirje të gjerë me Shtetet e Bashkuara. Jalil-i refuzoi  një takim privat (bilateral) me Nënsekretari amerikan tё Shtetit, Wendy Sherman. Me sa duket iranianet po përgatisin publikun e tyre, për një marrëveshje që kufizon pasurimin por nё tё njëjtën kohё ruajtjen e sё drejtës për t’u pasuruar me uranium. Në një intervistë gjatë ditës sё hënë me agjencinë e lajmeve studentore tё Iranit, Ministri i Jashtëm Ali Akbar Salehi shpjegoi se "sasia deri nё 20 %  e pasurimit me karburant është e drejta jonë", por "në qoftë se ata garantojnë të na ofrojnë me nivele të ndryshme pasurimesh, aty ku ne kemi nevojë, atëherë kjo do të jetë një tjetër çështje”.
Ministri i Jashtëm Salehi duket sikur po “ringjall” planin turk tё vitit 2009, pra tё  eksportojё uranium tё papërpunuar dhe të marrë përsëri 20 % tё karburantit tё  nevojshëm, i cili nevojitet për reaktorin e tij kërkimor, duke përdorur si arsye izotopet.  Kjo marrëveshje nuk u mor nё konsideratë për shkak të kundërshtimit nga Khamenei, i cili me sa duket është gati tё negociojë. Jalili “goditi” me tё njëjtin ton optimist edhe në komentet e botuara nga “Times” i Teheranit. "Ne ishim dëshmitarë tё një progresi", tha ai, duke shpjeguar se dekreti fetar i liderit suprem na shtyn tё heqim dorë nga armët bërthamore", duke krijuar kështu një mundësi për hapa konkretë drejt çarmatimin dhe mospërhapjes se armëve bërthamore. Ai tha se: “Bisedimet e ardhshme duhet të bazohen në masat paraprake tё “ndërtimin tё besimit”, të cilat do t’i krijojnë besim edhe vetё  iranianёve.
“Përkthim”: Iranianët presin të paguhen (ose mё mirё tё shpërblehen), në ketë proces "hap-pas-hapi", pra nё momentin qё po shkojnë drejt një marrëveshje. Minimalisht, ata do të duan një shtyrje tё afatit, nё lidhje me sanksionet e SHBA-ve dhe ato evropiane, tё cilat hynë në efekt të plotë me 28 qershor dhe 1 korrik. Kjo lloj rregullore funksionon edhe për Perëndimin, për të mbajtur nёn kontroll dhe kërcënuar me sanksione iranianët, derisa ata tё bëjnë lëshimet e kërkuara. Me fjalë të tjera, kjo është një negociatë e përgatitur mjaft mirё dhe ka shumё gjasa të ketë sukses, gjithmonë  nëse secila anë i përmbahet kontekstit dhe nuk devijon.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›