Pak muzikë ndryshe
Të enjten (sot) Mountain Quickstep mban koncert në Qendrën e Kulturës në Drenas; të premten në Qendrën e Kulturës në Graçanicë, kurse të shtunën në Qendrën e Kulturës në Dragash. Të gjitha koncertet janë pa pagesë.
Ndryshe, Mountain Quickstep (nga Beacon, New York) është një grup muzikor që kombinon elemente të muzikës burimore amerikane (blue-grass) dhe të muzikës së hershme country nga rajonet amerikane të maleve Adirondak, Apalashe dhe Smoky. Për afro 13 vjet Mountain Quickstep ka interpretuar melodi ritmike me violinë, këngë folklorike lirike, dhe lëvizje të bukura të hapave, duke filluar që nga New Anglia e deri në Teksas, por edhe jashtë SHBA’ve.
Tingulli i grupit, brenda të cilit vërehet një ndikim i muzikës kanadezo-franceze dhe kelte, në fakt, paraqet llojllojshmërinë e muzikës rurale të Amerikës. Mundësia e përjetimit të kulturës së re, dëgjimit të muzikës nga e gjithë bota dhe e ndarjes së muzikës së tyre me të tjerët, ishte frymëzimi i grupit Mountain Quickstep për të udhëtuar me Ritmin e Rrugës (Program i Departamentit të Shtetit) edhe jashtë SHBA’ve.
Anëtarë të grupit Mountain Quickstep janë Sara Milonovich (vokal dhe violinë), Greg Anderson (Kitarë dhe bas), John Kirk (vokal dhe instrumente me tela), dhe Trish Miller (banxho dhe kitarë).