E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakësimi i produkteve vendëse, rrit çmimet e vjeshtës

Pakësimi në treg i prodhimeve bujqësore vendëse në fund të sezonit ka sjellë një rritje të çmimeve të këtyre produkteve në treg me 10-20 lekë. 1kg domate kushton 100 lekë, nga 80 lekë; 1kg shegë kushton 150 lekë, nga 100 lekë; 1kg speca 100 lekë, nga 80 lekë. Ka qenë pikërisht pakësimi i produkteve bujqësore vendëse gjithashtu edhe

shtrenjtimi i karburanteve, faktorët që ndikuan në rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të konsumit të përditshëm gjatë muajit shtator. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, inflacioni në bazë vjetore rezultoi 2,8%, pra brenda kufirit të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Ndërsa në shtatorin e vitit 2010 inflacioni ishte 3.4%. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 0.6%, çmimet e grupit ”Veshje dhe këpucë” shënuan një rritje prej 0.1%, nëngrupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rrit me 0.2%, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të qirave të banesave me 0.5%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›