E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria do të importojë grurë nga Rusia

Rusia do t'i shërbejë botës sërish një sasi të madhe gruri nga rezervat e saj, duke mbetur në këtë mënyrë eksportuesja më e madhe e këtij produkti bazë jetësor. Një fakt i tillë është përmendur në Konferencën Ndërkombëtare që Rusia mbajti para pak ditësh në qytetin e saj Rrostov, mbi problematikën e furnizimit me grurë.

Mësohet se pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë më shumë se 200 pjesëmarrës nga 15 vende të botës, prodhues të grurit, mes tyre edhe Shqipëria. Aktiviteti u organizua nga Ministria ruse e Bujqësisë dhe Ushqimit, dhe u tha se pothuajse një të katërtën e pjesëmarrësve e kishte nga delegacioni turk, i përbërë nga rreth 50 persona; Egjipti me më shumë se 20 përfaqësues të kompanive të grurit vendës; si edhe pjesëmarrës nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina, Libia, Kazakistani, Jordani, Zvicra, Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe etj. Siç bëjnë me dije mediat ruse, Konferenca diskutoi parashikimet e prodhimit të drithërave në Rusi dhe perspektivat për eksportet e grurit, si edhe aplikimin e teknologjive moderne në ruajtjen, prodhimin dhe transportimin e drithërave dhe produktet e tyre të përpunuara. Nga ana e tij, zv.ministri rus i Bujqësisë, Ilya Shestakov, vuri në dukje se Rusia këtë vit mund të eksportojë 20-22 milionë tonë grurë. Ministria, theksoi ai, pohon se situata në tregun e brendshëm të grurit është e qëndrueshme. Ndërsa zv.kryeministri rus Zubkov, i cili është në krye të kompleksit agro-industrial në qeverinë ruse, tha se gjendja e këtij viti është shumë më e mirë se në vitin 2010. Faktori kryesor në stabilizimin e çmimeve të drithërave në pjesën europiane të Rusisë e ka bërë aktiv eksportin e grurit. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit sasia e grurit do të jetë 90 milionë tonë në peshë pas përpunimit, sipas RF mbjellja e kulturave të dimrit në Rusi është bërë në një zonë prej rreth 8.3 milionë hektarësh (46.5 për qind). Është planifikuar që të mbillen rreth 17 800 000 hektarë, e cila është në nivelin e viteve të fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›