E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Taksimi progresiv eshte nje rritje e fshehte taksash, do godase klasen e mesme” Intervistoi: Eglantina Nasi

Taksimi i sheshte eshte nje takse e vogel, ndersa ai progresiv qe po prezantohet nga Partia Socialiste, perben ne te vertete nje rritje te fshehte taksash. Ndersa nga pikepamja fiskale, ai krijon precedent dhe presion per evazion fiskal, duke qene keshtu dhe i rrezikshem. Me nje kunderpeshe politike, sepse asnjehere nuk ka qene nje politike e qarte, ky lloj taksimi po publikohet me shume per efekte para-elektorale. Keshtu e komenton deputeti i mazhorances, Sherefedin Shehu, gjate nje interviste per “KJ”, taksen progresive te lancuar nga PS-ja. “Tek te ardhurat personale, goditet nje pjese apo nje klase e rendesishme e shoqerise, qe mund te quhet “klasa e mesme”. Kur Shqiperia eshte nje stad te tille zhvillimi qe duhet te stimuloje apo te nxise krijimin e klases se mesme te shoqerise”, komenton me tej eksperti i njohur i ekonomise...

Z.Shehu, si do t’i vleresonit treguesit aktuale makro-ekonomike te vendit dhe ata fiskale? A po vazhdojne ende ata trendin e tyre rrites, pavaresisht efekteve negative te krizes ekonomike rajonale?

Se pari, duhet vleresuar fakti qe keta tregues po vazhdojne te mbeten pozitive. Pasi tremujori i pare, gjithmone eshte me i ngadalte ne fakt, jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe boten. Keshtu qe ato nuk mund te merren si reference per te gjykuar mbi pritshmerine e ketyre treguesve. Por megjithate, per momentin ne kemi disa tregues tashme te konfirmuar, si rritja ekonomike e vitit te kaluar, sepse ajo eshte baza. Dhe fakti qe ajo rezulton pozitive tregon qe ekonomia shqiptare i mbijetoi periudhes se krizes. Po keshtu, edhe ne kete tremujor, te pakten treguesit e perllogaritur deri tani, sidomos ata te inflacionit, jane shume domethenes. Se pari, qe inflacioni eshte i kontrolluar. Por ajo qe eshte me e rendesishme, inflacioni tregon se ka dinamike shqiptare, sepse eshte ne nivel brenda limiteve. Dhe qenia e tij mbi 2%, tregon qe ketu vepron kerkesa dhe oferta, pra ekonomia mbetet aktive. Pastaj, te gjitha keto do t’i shohim te lidhura edhe me zhvillimet nderkombetare, por sidomos ato evropiane. Keshtu qe per sa kohe nuk jane qartesuar zhvillimet ne BE, nuk mund te presesh nje hov apo ndryshim te dukshem edhe tek treguesit shqiptare. Ne kete kendveshtrim, une vleresoj faktin qe edhe BE eshte ne drejtim te permiresimit te situates dhe situata ne Shqiperi, eshte automatikisht e lidhur me te tilla zhvillime. Pra, ecuria pozitive qe pritet ne BE dhe me gjere, do te jape nje impakt pozitiv edhe ne Shqiperi. Keto duhet pare pastaj te lidhura edhe me politikat qe zbatohen. Ku me e rendesishmja eshte ajo qe ne bejme, nxitja e investimeve private, si nje kyc stimulues i ekonomise permes tyre.

Pikerisht, ne kuadrin e kesaj, mazhoranca ka ndermarre disa masa fiskale qe lehtesojne biznesin. A mendoni qe me gjithe impaktin qe ato do te kene ne buxhet, ato do te kene edhe nje efekt tjeter shtese, ate te nxitjes se biznesit? Pra, ne njefare menyre, te ardhurat do te rigjenerohen?

Po. Natyrisht qe ndermarrja e te tilla politikave, e ka konsideruar ne radhe te pare impaktin ne zhvillimin ekonomik dhe ne radhe te dyte, impaktin qe jep ne buxhetin e shtetit. Po t’i shikosh nga ana formale, ato krijojne nje mundesi per ulje te te ardhurave te buxhetit. Por une mendoj se vete momenti ne te cilin jane ndermarre keto politika, ka konsideruar faktin se jane ne zbatim projekte madhore te cilat do te kontribuojne ne rritjen e te ardhurave ne buxhet dhe minimizimin e efekteve negative te politikes fiskale. Referenca me e mire mund te jete ne projektet ne fushen e energjetikes, sepse tani jane zbatim nje numer i madh hidrocentralesh te vogla dhe te mesme. Ka perfunduar dhe nje HEC i madh, si i Ashtes, por priten edhe punimet ne Kaskaden e Devollit, ku ndikimi ne rritjen ekonomike, punesim dhe te ardhurat buxhetore, do te jete i larte per faktin se ai eshte nje investim i permasave te medha dhe ne ndertimin e tij do te perfshihet nje zinxhir i tere biznesesh, keshtu qe ndermarrja e politikes se heqjes se TVSH-se mbi cimenton, hekurin, sa i perket sektorit te ndertimit te HEC-eve, synon qe te nxise pikerisht shpejtimin e investimeve ne kete sektor dhe thithjen e atyre te reja. Keshtu qe mosperputhja mund te jete momentale, qe do te thote se deri ne 6-9 muaj ndoshta do te kemi nje vonese ne arketimin e TVSH-se, sepse edhe nga ana teorike, ne kete rast behet vetem nje zhvendosje e saj. Ose me fjale te tjera, ulet kostoja e investimeve ne ekonomine shqiptare, gje qe ne menyre te natyrshme do te sjelle edhe uljen e kostos se produkteve te kesaj ekonomie, ne rastin konkret te energjise, por e njejte eshte edhe per bujqesine, sepse duke hequr TVSh-ne ne keto faza, ne fazen perfundimtare te shitjes se produkteve te ketij procesi, nuk do te kete me zbritje te TVSh-se. Ne kete kendveshtrim, kemi vetem zhvendosje ne kohe. Por kryesorja eshte qe do te kete me shume te punesuar dhe ulje te kostos agregate ne ekonomi dhe uljes se kostove te mallrave ne treg, qe eshte premisa dhe faktori me i rendesishem ne stabilitetin apo uljen e cmimeve. Pra, perfitimet jane te shumanshme. Pastaj, ketyre u bashkengjiten edhe disa politika te tjera, sic eshte ajo e uljes se tatimit ne pergjithesi, ose e heqjes per ate pjese qe merr nen 30 mije leke. Kjo ka natyrisht qellim te pare mbrojtjen e kesaj kategorie punonjesish, por edhe nxitjen e biznesit, duke ulur koston e tij, pasi ulet ajo e rrogave.

Ne lidhje me debatin politik qe po behet per taksat, taksimi i sheshte sipas jush, ku e ka avantazhin ne krahasim me ate progresiv?

Taksimi i sheshte se pari, eshte nje takse e vogel, ndersa tatimi progresiv ashtu sic po prezantohet nga Partia Socialiste, eshte nje rritje e fshehte taksash. Sepse duke rritur progresionin, niveli mesatar i takses, do te dale me i larte. Se dyti, nje kategori punonjesish, do te tatohen me norma shume te larta tatimore, qe do te thote se do goditet pjesa me e qenesishme e administrates publike, apo e menaxhimit, qofte ne sektorin publik, qofte edhe ne ate privat. Sepse kjo kategori eshte edhe ajo qe merr paga relativisht me te larta. Keshtu, qe ajo me shume behet per kunderpeshe politike, sepse asnjehere nuk ka qene nje politike e qarte. Fillimisht, eshte publikuar si nje politike e cila do te zbatohet ne menyre masive, pa dalluar te ardhurat nga fitimet e bizneseve, apo nga puna e punonjesve. Tashme, po perflitet se do te lokalizohet vetem tek te ardhurat personale. Por sic e thashe, tek te ardhurat personale, natyrisht qe goditet nje pjese apo nje klase e rendesishme e shoqerise, qe mund te quhet “klasa e mesme”. Shqiperia eshte nje stad te tille zhvillimi qe duhet te stimuloje apo te nxise krijimin e klases se mesme te shoqerise, sepse niveli i te ardhurave te vendit tone, eshte dukshem me i ulet se ai i vendeve ne zhvillim. Keshtu qe ne jemi ne fazen kur duhet t’i nxisim te ardhurat e gjithe shtresave te popullsise dhe jo te godasim grupe apo shtresa te caktuara. Nga pikepamja fiskale, diferencimi i tatimeve te ndryshme direkte krijon precedent dhe presion per evazion fiskal. Sepse ne rastin qe po flasim, pra per te ardhurat personale, do te rritet tendenca per te raportuar paga vetem me nivelet ku norma e tatimit eshte me e ulet. Pavaresisht nga ajo qe ndodh ne realitet, pra niveli real i tyre. Ne raport me tatimet e tjera, po keshtu, do te nxitet ne menyre te natyrshme informaliteti sa u perket pagave me qellim qe te ulet ose te shmanget pagesa e normave te larta tatimore. Eshte nje politike demagogjike, sepse duke prezantuar uljen e normes per nje grup taksash, per ato qe jane me te ardhura te uleta, spekulohet duke etiketuar te gjithe sistemin, si nje i tille qe ne teresine e tij do ta ule barren tatimore, por e verteta eshte ndryshe. Ulet barra per nje grup, qe eshte nen pagen mesatare, ne fakt sistemi i sotem e mbron ate me patatueshmerine nen nivelin prej 30 mije lekesh. Ndersa nga ana tjeter, ajo qe eshte me negative ose demagogjike, mbetet qe shihet norma margjinale e rritur. Ne kete kuptim, ajo mbetet nje rritje e fshehte e taksave. Sic eshte edhe nje politike e mbetur ne kunderpeshe, sepse nuk ka argumente sa i perket ndikimit qe ajo do te jape, sepse mund te referojme tatimin mbi biznesin e vogel, qe thuhet se do te hiqet fare. Por kjo eshte ne menyre me te drejtperdrejte mashtrim ose genjeshter. Sepse te ardhurat e biznesit te vogel, jane personale. Keshtu qe ketu bashkohen dy te ardhura, sepse ata nuk mbajne bilance si te gjitha bizneset. Pra, te deklarosh heqjen e takses se biznesit te vogel, i ke genjyer ata qe jane ne kete biznes, sepse nuk mund t’u heqesh tatimin mbi te ardhurat personale, sepse ligji i sotem i taton ne menyre te ndryshme. Keto jane politika vetem per te krijuar nje perceptim publik se po u vendoska nje drejtesi ne tatime. Kur drejtesia me e madhe ne fakt, eshte tek proporcionaliteti, tek taksa e sheshte. Pasi ai qe ka me shume te ardhura do te paguaje me shume prej tyre ne formen e tatimit. Prandaj jane masa me efekte me shume para-elektorale. Por jane edhe te demshme, po te shohim impaktin qe kane edhe ne sistemin fiskal, sepse do te nxisin evazionin. Per shembull, pas lajmit per heqjen e takses se biznesit te vogel, ketu do te kemi fillime te copetimit te bizneseve te medha per t’u bere te vegjel, vetem per t’iu shmangur taksave, pra, do kemi nje sere precedentesh, do te thosha edhe te rrezikshem.

Po ne lidhje me paketen e fundit te BSH-se per nxitjen e kreditimit, si do ta vleresonit ate? A jeni per heqjen e kredive te humbura nga bilancet e bankave?

Natyrisht qe kjo pakete eshte shume e rendesishme dhe do te kontribuoje ne nxitjen e sistemit bankar per rritjen e kredive, cka do te thote me tej, nxitjen e investimeve private ne ekonomi. Zgjatja e krizes ekonomike, e ka bere BSH-ne te reflektoje ne qendrimet e veta dhe ulja e kerkesave mbi depozitat apo provigjionet per rastet e kredive etj, ulin koston e kreditimit sepse keto masa bashkeshoqerojne edhe politiken e ndjekur vitet e fundit per te ulur normen baze te interesit. Keshtu qe krijon premisa, se pari, duke ulur koston e parase dhe se dyti, duke krijuar me shume efektivitet ose lehtesi per bankat me qellim qe te rrisin mundesine e kreditimit te ekonomise, Sa i perket heqjes se bilancit te kredive te provigjionuara, ky proces duhej te kishte ndodhur. Por ka patur disa ceshtje teknike, ne lidhje me efektin fiskal te kredive te provigjioniara. Mbajtja e tyre ne bilanc, i perkeqeson nga ana formale treguesit fiskale te bankave, pasi treguesit financiare nuk preken. Keshtu qe mendoj se ne menyre indirekte, do te jape pastaj ndikim edhe ne kreditimin e ekonomise, sepse do permiresohen aktivet e bankave, e ne kete kendveshtrim, ato nuk do te penalizohen nga BSH-ja sa u perket treguesve te performances.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›