Paketa fiskale Basha Pas dy javesh reduktimi i taksave

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha deklaron se shumë shpejt do të fillojë puna për reduktimin e 60 taksave të bizneseve. Paketa fiskale, sipas tij do të diskutohet në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak.
“Askush të mos mendohet gjatë, para se ta vendosë gishtin tek Tirana, si qyteti më i favorshëm për të bërë biznes. Pikërisht për këtë arsye, pas dy javësh do t’i paraqes Këshillit Bashkiak të Tiranës, platformën time të lehtësimit të barrës fiskale dhe me një vendim të Këshillit Bashkiak, pres të lehtësojmë barren fiskale të biznesit të Tiranës, nga 60 taksa dhe tarifa vendore”, tha kryetari i bashkisë Lulzim Basha.
“Dy vendet tona nuk duhet të presin anëtarësimin në BE për të pasur një treg unik, për të pasur politika të unifikuara dhe për të mos u dalluar kufiri mes dy shteteve. Ne duhet të lëvizim më shpejt, drejt një hapësire e cila do të jetë komplementare në procesin e integrimit të vendeve tona”, tha ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari.
Edlira Sulejmani