Pergjigjet Berisha Opozita ka frike nga vota e vet

I mbërritur në seancë për interpelancën me Erjon Braçen, kryeministri Berisha ka dhënë dhe përgjigjen për paketën e socialistëve në këmbim të 84 votave.
“Ju keni frikë nga vota juaj. Ju nuk votoni ligjet me 3/5 se mendoni se po i bëni nder Sali Berishës, se harroni se ligjet nuk kanë lidhje me qeverinë, por ligjet janë interesi i çdo qytetari. Jua kisha thënë më para, 17 deputetë më shumë, por do të shkojë në 30 deputetë po të vazhdoni të sulmoni në këtë mënyrë, pa fakte dhe argumente”, tha Berisha.
Deputeti socialist akuzoi shefin e qeverisë se po shet pasurinë kombëtare dhe po jep konçensione vetëm për njerzit pranë saj.
“Tani duket sikur vendi është në shitje ndërsa ju ngjani gjithmonë e më tepër me atë tregtarin që njëherë në muaj thërret në mes të pazarit: “U hap thesi”, tha Braçe.
“Jam i detyruar, që për hir të dinjitetit të këtij vendi, të pranoj edhe borxhet antikushtetuese të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë”, theksoi Berisha.
Për disa ndryshime në sistemin fiskal dhe për realizimin e të ardhurave ishte thirrur në interpelancë dhe ministri i Financave. Deputetja Mimi Kodheli kërkoi sqarime mbi taksën e importit dhe akcizën e karburanteve.
“Ju zotërinj, vetëm me taksën e qarkullimit mbi karburantin po i taksoni shqiptarët 2 herë e gjysmë më shumë. Në raport me vitin 2005, kemi rritje të akcizës, taksës së qarkullimit, taksës së karbonit me TVSH dhe TVSH-së që në vlerë absolute rritet sa herë që çmimi i naftës rritet po ashtu”, tha Kodheli.
Përgjigjet për shqetësimet e PS-së ishin të qarta dhe me shifra. Kreu i Financave përmendi në interpelancë se ishin tatimet dhe doganat që zbuluan abuzimet në tregun e naftës.
“Qytetarët nga vendosja e kësaj takse paguajnë 37 milionë dollarë më pak. Çdo përdorues automjeti, nga kjo taksë, nga përdorimi në këtë formë i kësaj takse paguan 40-50 % më pak në vit. Më thatë” “Çbëhet me naftën verxhine?” E nderuar zonjë, edhe rastin e parë të naftës verxhine që pati prokuroria në çështje, edhe këtë të dytën të tregtimit të fantazmave që thatë ju, i ka kapur administrata fiskale. Të parët doganat, të dytët tatimet. Merrni shkoni pyesni në prokurori, meqë keni miq atje. Po ju them që në të dyja rastet ka qenë administrata fiskale që ka bërë denoncimin në prokurori, në të dyja rastet. Janë denoncime dhe unë ua vë në dispozicion ato”, tha Bode.
Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Kodheli ka propozuar ulje në 11 për qind të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për karburantet që përdoret në transportin publik, për ngrohje dhe qëllime të tjera jo tregtare.
Elona Gjylmi