Paralajmerimi i fundit i bashkise Me 1 tetor te lirohen trotuaret

"Bashkia e Tiranës kërkon lirimin e hapësirave publike të zëna nga 84 subjekte fizike apo juridike, të cilët kanë refuzuar të paguajnë detyrimet fiskale. Lirimin e hapësirave publike nga 151 kioska dhe subjekte pa leje, pavarësisht nëse paguajnë ose jo detyrimet fiskale.
Lirimin e hapësirave publike, nga 107 automjete që dergjen të palëvizura prej kohësh në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës u kërkon poseduesve të këtyre automjeteve, që të marrin masa për zhvendosjen e tyre, pasi në të kundërt këto mjete do të asgjësohen nga autoritetet bashkiake.
Lirimin e hapësirave publike nga 431 tregëtarë ambulantë, të cilët ushtrojnë aktivitetin pa asnjë bazë ligjore. Lirimin e hapësirave publike nga të gjithë subjektet e tjera tregtare, duke përfshirë edhe ato që kanë paguar detyrimet deri më datë 1 tetor", tha Anila Bisha, zëdhënëse e bashkisë së Tiranës.