E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: BE-ja po përdor standarde të dyfishta

BE-ja shpesh po përdor standarde të dyfishta kur po mat progresin e Kosovës dhe vendeve të rajonit, ka deklaruar ministrja e Integrimeve Evropiane në Kosovë, Vlora Çitaku.
Duke folur për dialogun për vizat si dhe marrëdhëniet tregtare me BE-në, që ishin paralajmëruar si prioritet Çitaku vuri në dukje se “është e vërtetë, që për fat të keq, Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa marrëdhënie kontraktuale me BE-në.

E vërteta është se në BE në samitet e vazhdueshme që janë mbajtur në dekadën e fundit, nga Selaniku, Zagrebi dhe ai i fundit në Sarajevë, në vazhdimësi ka përsëritur perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst është thënë shumë herë që edhe Kosova nuk do të përjashtohet nga kjo perspektivë.
 

Megjithatë, në sfondin konkret, Kosova mbetet vendi i vetëm pa një marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Për më tepër, që nga një janari i këtij viti ne nuk përfitojmë nga masat autonome tregtare, nga të cilat Kosova ka përfituar që nga viti 2000. Ndërkohë, fatkeqësisht, qytetarët tanë mbeten të vetmit në Evropë, të cilët kanë të drejtë që pa viza të udhëtojnë në vetëm 5 shtete nga 192.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›