E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formohet qeveria e re e Kuvajtit

Mediat shtetërore të Kuvajtit kanë raportuar që kryeministri i vendit ka formuar sot një kabinet të ri qeveritar pasi ai i kaluari dha dorëheqjen pas kërkesave për reforma politike.

Kryeministri, Sheik Naser Mohamad Al Sabah ka zëvendësuar ministrat e naftës dhe atë të ekonomisë ndërsa ka bërë pjesë të kabinetit edhe gjashtë politikanë të rinj.

Emërimet e reja përfshijnë edhe katër pjesëtarë të familjes së tij, që i bjen një më pak se sa në kabinetin e kaluar.

Protestat që kërkojnë dorëheqjen e Al Sabahut janë mbajtur gjatë muajve të fundit si pjesë e demonstratave që po mbahen në tërë rajonin të cilat deri më tani kanë arritur të largojnë nga pushteti liderin egjiptian dhe atë të Tunizisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›